• IMPRESUM
  • RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Berbat në konkursin e KKSH-së: Fituesit e projekteve mediale të stilit “Ina lillahi ue ina ilejhi raxhiun”

18 Dhjetor, 2025
in Lajme, Lugina
Berbat në konkursin e KKSH-së: Fituesit e projekteve mediale të stilit “Ina lillahi ue ina ilejhi raxhiun”
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Lista preliminare e fituesve nga konkursi i Këshillit Kombëtar Shqiptar për mbështetjen e projekteve në fushën e informimit ngre shqetësime serioze mbi kriteret, procesin e vlerësimit dhe vetë kuptimin e asaj që konsiderohet media.

Hulumtimi i portalit LUGINALAJMI tregon se një pjesë e përfituesve nuk janë media në kuptimin profesional të fjalës, por faqe në rrjetet sociale, kryesisht në Facebook, të cilat funksionojnë përmes copy–share përmbajtjesh, pa prodhim origjinal informativ. Disa prej këtyre faqeve janë të njohura vetëm për publikimin e njoftimeve mortore, të stilit “Ina lillahi ue ina ilejhi raxhiun”, çka e bën edhe më problematike përfshirjen e tyre në një konkurs që synon mbështetjen e informimit publik.

Nga ana tjetër, në listën e përfituesve figurojnë edhe media të regjistruara formalisht, por pronarët e të cilave prej vitesh nuk jetojnë në Luginën e Preshevës, por në Kosovë apo në Gjermani. Këto subjekte, sipas verifikimeve tona, nuk janë marrë prej vitesh me prodhim medial, por kryesisht me shpërndarje njoftimesh përmes faqeve të tyre në rrjete sociale, pa prani funksionale të portaleve apo përmbajtje të qëndrueshme redaksionale.

Në përpjekje për të verifikuar punën e këtyre mediave, LUGINALAJMI ka hasur edhe në raste ku nuk ekzistojnë fare linqe aktive të portaleve, apo ku përmbajtja nuk është e qasshme jashtë platformave sociale, çka vë në pikëpyetje serioze kapacitetin dhe legjitimitetin e tyre si media informative.

Procesi i vlerësimit, i realizuar nga një komision i përbërë nga të ashtuquajtur “gazetarë” dhe i mbështetur nga ekzekutivi i Këshillit Kombëtar Shqiptar, nga ky këndvështrim duket i papërshtatshëm dhe i padenjë për rëndësinë e këtij konkursi. Në vend që të forcohet informimi profesional dhe lokal, ky proces rrezikon të banalizojë mbështetjen institucionale për media dhe ta dëmtojë besimin publik.

Në ditët në vijim, LUGINALAJMI do të analizojë në mënyrë të detajuar thirrjen publike, kushtet e vlerësimit dhe përbërjen e Komisionit vlerësues, për të sqaruar përgjegjësinë institucionale dhe profesionale në këtë proces. Po ashtu, LUGINALAJMI do të publikojë në detaje listën e plotë të mediave përfituese nga ky konkurs, në mënyrë që qytetarët e Luginës së Preshevës, por edhe publiku në Republikën e Kosovës, të informohen qartë se si po shpërndahen mjetet nga buxheti i Kosovës dhe kujt po i destinohen ato./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
4:55 am, 17 Tetor, 2026
5°C
i kthjellët
92 %
1020 mb
2 mph
Wind Gust: 5 mph
Clouds: 5%
Visibility: 10 km
Sunrise: 6:47 am
Sunset: 5:48 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Vuçiq konfirmon: Serbia shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare më 25 tetor

Vuçiq përsëri sulmon Kamberin dhe Kurtin, i akuzon për marrëveshje me Listën Studentore (VIDEO)

15 Tetor, 2026
Pasivizimi: diskriminimi nën petkun e ligjzbatimit

Pse na duhet zëri këmbëngulës i Shaip Kamberit në Parlament?!

14 Tetor, 2026
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM