• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Bislimi: BE konfirmon diskriminimin dhe pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Serbi

5 Nëntor, 2025
in Lajme, Lugina
Zv/kryeministri Bislimi dënon mbishkrimin kërcënues në Bujanoc: Ky s’është një incident i izoluar, por pjesë e strukturës represive të Serbisë
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Pas publikimit të Raportit të Komisionit Evropian për Serbinë për vitin 2025, ka reaguar edhe zëvendëskryeministri i parë në detyrë i Qeverisë së Kosovës dhe negociatori kryesor për dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi. Në reagimin e tij, Bislimi ka theksuar se shkeljet e të drejtave të shqiptarëve në Serbi tashmë janë konstatuar edhe nga Bashkimi Evropian.

“Sivjet në Raportin e Komisionit Evropian për Serbinë konfirmohet se Beogradi vazhdon të dështojë në respektimin e të drejtave të pakicave kombëtare, përfshirë shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë,” shkroi ai. Bislimi theksoi se raporti vëren se korniza institucionale për mbrojtjen e pakicave mbetet e paplotë dhe se shqiptarët vazhdojnë të përballen me diskriminim, nën-përfaqësim dhe pasivizim të adresave.

Sipas tij, këto praktika përbëjnë një formë të spastrimit etnik përmes mjeteve administrative, që tashmë janë reflektuar edhe në raportin zyrtar të Komisionit Evropian. “Ky pasivizim, i cili është duke u bërë për vite me radhë, është shumë e rëndësishme që më në fund BE ka pranuar ta reflektojë dhe ta bëjë pjesë të vlerësimeve përfundimtare të raportit, duke vendosur theks në kontrollimin e procedurave të pasivizimit,” ka shkruar Bislimi.

Ai shtoi se plani i veprimit për përmirësimin e përfaqësimit të shqiptarëve në institucione nuk ka sjellë rezultate, ndërsa qasja në administratë publike, polici, arsim dhe punësim mbetet e kufizuar ose mungon tërësisht. Bislimi po ashtu përmendi se raporti thekson pamjaftueshmërinë e raportimeve në gjuhët e minoriteteve në mediat publike dhe vijimin e retorikës së urrejtjes ndaj pakicave në Serbi.

Në përfundim të reagimit, ai theksoi se Kosova do të vazhdojë të ngrejë këto çështje në çdo nivel ndërkombëtar, derisa të garantohen plotësisht barazia, dinjiteti dhe të drejtat e shqiptarëve në Serbi./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
3:53 am, 12 Dhjetor, 2025
temperature icon -0°C
i kthjellët
Humidity 89 %
Pressure 1023 mb
Wind 4 mph
Wind Gust: 5 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 6:53 am
Sunset: 4:00 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Reagime të ashpra në Luginë ndaj emërimit të Demo Berishës si ministër për të Drejtat e Njeriut

Analizë politike: Rreshtimet e partive politike të Luginës për zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

8 Dhjetor, 2025
Asfalti që sjell padi: Avokatët serbë po shtyjnë qytetarët drejt gjyqeve kundër komunave të Preshevës dhe Bujanocit, reagojnë Sinani e Pajaziti

Asfalti që sjell padi: Avokatët serbë po shtyjnë qytetarët drejt gjyqeve kundër komunave të Preshevës dhe Bujanocit, reagojnë Sinani e Pajaziti

8 Dhjetor, 2025
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET