• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Brukseli reagon për pasivizimin e adresave – Komisioni Evropian: Serbia duhet të sqarojë si po i kontrollon shqiptarët në jug

30 Korrik, 2025
in Lajme, Lugina
Brukseli reagon për pasivizimin e adresave – Komisioni Evropian: Serbia duhet të sqarojë si po i kontrollon shqiptarët në jug
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë dhe kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, ka bërë publike një tjetër përgjigje zyrtare nga Brukseli lidhur me çështjen e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Në letrën e dërguar nga znj. Marta Kos, anëtare e Komisionit Evropian për Zgjerim, theksohet se Komisioni Evropian është duke e ndjekur nga afër trajtimin e pakicave kombëtare në Serbi, përfshirë situatën e komunitetit shqiptar. Komisioni kujton se Serbia, në kuadër të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ka detyrime të qarta nën Kapitullin 23 – “Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore” – për zbatimin e të drejtave të pakicave sipas standardeve ndërkombëtare dhe evropiane.

Znj. Kos konfirmon se çështja e ‘pasivizimit’ të adresave është ngritur qartë në Raportin e Zgjerimit për Serbinë për vitin 2024. Ajo thekson se Komisioni ka kërkuar nga autoritetet serbe të sqarojnë publikisht mënyrën se si kryhen kontrollet e statusit të qëndrimit, pasi ato po çojnë në pasivizimin e disa adresave, me dyshimin se rajoni i jugut të Serbisë mund të jetë veçanërisht i shënjestruar.

“Dëshiroj t’ju siguroj se Komisioni po ndjek nga afër trajtimin e personave që i përkasin pakicave kombëtare, përfshirë situatën e komunitetit shqiptar në Serbi… Serbia është e detyruar të zbatojë kuadrin e saj ligjor për të drejtat e personave që u përkasin pakicave në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe evropiane,” thuhet ndër të tjera në letrën e znj. Kos, e cila u dërgua më 25 korrik 2025.

Deputeti Kamberi, duke ndarë këtë reagim, tha se shqiptarët e Luginës po marrin vëmendje gjithnjë më të madhe në institucionet e Brukselit, ndërsa nënvizoi rëndësinë që ka për komunitetin shqiptar monitorimi i zbatimit të Kapitullit 23 nga autoritetet serbe.

Ky është një tjetër reagim institucional nga BE që ndjek letrën paraprake të dërguar nga kabineti i Presidentit të Këshillit Evropian, António Costa. Ai përforcon shqetësimet për një praktikë administrative që, sipas shumë aktorëve vendas dhe ndërkombëtarë, ka karakter diskriminues dhe selektiv ndaj shqiptarëve të jugut të Serbisë./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
3:26 pm, 31 Korrik, 2025
temperature icon 25°C
të mbuluar me re
Humidity 44 %
Pressure 1014 mb
Wind 5 mph
Wind Gust: 10 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 5:24 am
Sunset: 7:54 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Petkoviq kundër rezolutës së Kamberit: Shqiptarët e jugut s’kanë vend në bisedimet e Brukselit

Petkoviq kundër rezolutës së Kamberit: Shqiptarët e jugut s’kanë vend në bisedimet e Brukselit

30 Korrik, 2025
Brukseli reagon për pasivizimin e adresave – Komisioni Evropian: Serbia duhet të sqarojë si po i kontrollon shqiptarët në jug

Brukseli reagon për pasivizimin e adresave – Komisioni Evropian: Serbia duhet të sqarojë si po i kontrollon shqiptarët në jug

30 Korrik, 2025
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET