• IMPRESUM
  • RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Diplomaci aktive për Luginën: Vizita e Kryetarit Rexhepi forcon mbështetjen institucionale të Shqipërisë për shqiptarët e Preshevës

11 Qershor, 2025
in Lajme, Lugina
Diplomaci aktive për Luginën: Vizita e Kryetarit Rexhepi forcon mbështetjen institucionale të Shqipërisë për shqiptarët e Preshevës
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, ka zhvilluar një sërë takimesh të rëndësishme në Tiranë me përfaqësuesit më të lartë të institucioneve të Republikës së Shqipërisë. Këto takime theksojnë përkushtimin reciprok për forcimin e bashkëpunimit dhe adresimin e sfidave me të cilat përballen shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Vizita filloi me një takim të frytshëm me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ku u diskutuan temat më të rëndësishme që prekin drejtpërdrejt të drejtat dhe perspektivën e shqiptarëve në Luginë. Të dy palët u pajtuan për domosdoshmërinë e një bashkërendimi të vazhdueshëm ndërinstitucional dhe për rritjen e rolit të Shqipërisë në përkrahje të zhvillimit dhe përfaqësimit të drejtë të kësaj popullsie.

Më pas, z. Rexhepi u prit ngrohtësisht nga Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali. Në këtë takim u theksua nevoja për adresimin më të fuqishëm të çështjeve të pazgjidhura që rëndojnë mbi shqiptarët në Luginë, siç janë pasivizimi i adresave, diskriminimi institucional, të drejtat gjuhësore dhe mosrespektimi i marrëveshjeve të nënshkruara nga shteti serb. Znj. Spiropali shprehu gatishmërinë e saj për mbështetje të vazhdueshme institucionale dhe për vizita të afërta në terren.

Takimi përmbyllës u zhvillua me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesinë e Tij, Bajram Begaj, ku u ritheksua rëndësia e përfshirjes së çështjes së Luginës në agjendën shtetërore të Shqipërisë. Presidenti Begaj konfirmoi angazhimin e tij të palëkundur për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave themelore të shqiptarëve në Luginë, si dhe për ruajtjen e identitetit të tyre kombëtar.

Këto takime përbëjnë një dëshmi të qartë të përkushtimit të dyanshëm për një bashkëpunim të strukturuar dhe afatgjatë mes institucioneve të Shqipërisë dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar, në funksion të garantimit të të drejtave dhe përmirësimit të kushteve të jetës për shqiptarët në Luginën e Preshevës./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
7:23 am, 18 Korrik, 2026
24°C
i kthjellët
44 %
1014 mb
1 mph
Wind Gust: 1 mph
Clouds: 0%
Visibility: 10 km
Sunrise: 5:11 am
Sunset: 8:06 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Vuçeviq: Në vjeshtë priten zgjedhje të reja parlamentare dhe presidenciale

Vuçeviq: Në vjeshtë priten zgjedhje të reja parlamentare dhe presidenciale

3 Korrik, 2026
Rexhep Hasani i ri kujton me mall dhe krenari veprimtarin e babait të tij të ndjerë, Rexhep Hasani

Rexhep Hasani i ri kujton me mall dhe krenari veprimtarin e babait të tij të ndjerë, Rexhep Hasani

22 Qershor, 2026
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM