• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Diplomat nuk njihen, problemet nuk trajtohen – realiteti i Luginës në qendër të vëmendjes në konferencën e Beogradit

15 Maj, 2025
in Lajme, Lugina
Diplomat nuk njihen, problemet nuk trajtohen – realiteti i Luginës në qendër të vëmendjes në konferencën e Beogradit
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Në një konferencë të organizuar nga BIRODI dhe ACDC u paraqitën gjetje, analiza dhe zëra nga veriu i Kosovës dhe Lugina e Preshevës, që ndriçojnë realitetin e përditshëm të qytetarëve – një realitet që rrallë dëgjohet në diskursin politik e mediatik.

Edhe pse për marrëdhëniet ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve shpesh diskutohet në nivelet më të larta të politikës, për problemet konkrete të përditshme të qytetarëve, veçanërisht në Kosovë dhe në Luginën e Preshevës, flitet pak – kjo është një nga përfundimet kryesore të hulumtimit të realizuar nga Biroja për Hulumtime Shoqërore (BIRODI) dhe Qendra për Avokim të Kulturës Demokratike (ACDC), i cili ka analizuar qëndrimet e qytetarëve serbë dhe shqiptarë në veri të Kosovës dhe në Luginën e Preshevës.

Zoran Gavriloviq, drejtor ekzekutiv i BIRODI-t, theksoi se qëllimi i hulumtimit ishte të kuptohej se si të dy palët e shohin njëra-tjetrën dhe ambientin e tyre shoqëror, përfshirë edhe mënyrën se si media formëson këto perceptime. Një nga indikatorët kryesorë të analizuar ishte konceptimi i kombësisë – shumica dërrmuese e të anketuarve, në të dy rajonet, e perceptojnë kombin si një bashkësi etnike apo fetare, duke dëshmuar praninë e fortë të etnonacionalizmit. “Në veri të Kosovës, qytetarët janë më të lidhur me shtetin, ndërsa në Luginë kjo lidhje është më e dobët,” tha ai. Sipas Gavrilović-it, 62% e qytetarëve në Luginë dhe 38% në veri të Kosovës konsiderojnë se lufta është e justifikueshme nëse ajo përdoret për të ‘korrigjuar padrejtësi historike’. Ai përfundoi se marrëdhëniet ndëretnike ekzistojnë më shumë në nivel personal, por mungojnë në sferën institucionale dhe ekonomike.

Dushan Radakoviq, drejtor i ACDC-së dhe bashkautor i hulumtimit, theksoi se analizat mbi marrëdhëniet mes serbëve dhe shqiptarëve zakonisht ndalen në politikë të lartë, ndërsa mungojnë hulumtimet mbi realitetin konkret të jetës. “Ka shumë pak punë konkrete që analizon përditshmërinë e njerëzve, dhe thuajse fare në lidhje ndërmjet veriut të Kosovës dhe Luginës së Preshevës,” tha ai. Radaković rikujtoi se pjesa më e madhe e qytetarëve në veri të Kosovës mbeten emocionalisht të lidhur me Serbinë, gjë që ndikon edhe në perceptimet e tyre për marrëdhëniet ndëretnike.

Agon Islami, nga Qendra për Demokraci dhe Edukim – Lugina, prezantoi në këtë konferencë Analizën e Qëndrimeve të të Rinjve Shqiptarë nga Bujanoci dhe Presheva mbi Planin Shtatëpikësh, përmes së cilës janë identifikuar nevojat dhe problemet thelbësore me të cilat përballen të rinjtë shqiptarë. “Pavarësisht ekzistencës së katër marrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, asnjë diplomë e të rinjve tanë që kanë studiuar në Kosovë nuk është njohur në Serbi,” tha Islami, duke theksuar se kjo përbën një nga pengesat më të mëdha për integrimin dhe punësimin e të rinjve.

Ai shtoi: “Ndërkohë që Serbia ka pranuar mbi 1.700.000 letërnjoftime të qytetarëve të Kosovës me mbishkrimin Republika e Kosovës, ndërsa nuk i njeh mbi 1.000 diploma të qytetarëve të saj shqiptarë nga Lugina e Preshevës, që kanë mbaruar studimet në të njëjtën Republikë të Kosovës.”

Sipas tij, kjo hipokrizi institucionale është shembull i qartë i diskriminimit të qëllimshëm ndaj shqiptarëve të Luginës. Ai shtoi se migrimi është pasojë direkte e kësaj situate, e ndërlidhur me papunësinë, diskriminimin institucional dhe mungesën e perspektivës. “Vetëm në Medvegjë, mbi 30% e popullsisë është pasivizuar. Nga mbi 20 mijë banorë, tani kanë mbetur më pak se 15 mijë – një proces që po i zhduk të drejtat qytetare të shqiptarëve,” deklaroi Islami.

Ai vuri në dukje edhe mungesën e përfaqësimit të shqiptarëve në media, duke shtuar se “në konkursin e Ministrisë për Informim, asnjë projekt në gjuhën shqipe nuk është përkrahur këtë vit, ndërsa lajmet në shqip në RTS 2 janë thjesht lexime teknike pa përmbajtje”. Në përfundim, Islami theksoi: “Për shqiptarët e Luginës nuk flet askush, as në Bruksel, as në Beograd – problemi ynë nuk ekziston sepse nuk trajtohet.”

Sanja Sovrliq, gazetare e televizionit N1, deklaroi se zgjidhjet që u janë ofruar komuniteteve janë të imponuara dhe jo të dala nga dialogu. Ajo solli shembuj konkretë të jetës së përditshme të serbëve në Kosovë, duke theksuar se shumë prej tyre duhet të shkojnë në qytete të Serbisë për të marrë ilaçe, pensione apo shërbime bazike. “Babai im duhet të udhëtojë në Rashkë për të marrë ilaçet me recetë. Kjo tregon se ekzistenca e tyre varet krejtësisht nga Serbia,” u shpreh Sovrlić, duke shtuar se mungesa e qasjes lokale ndaj shërbimeve bazike është problem kritik.

Idro Seferi, gazetar nga Tirana, theksoi në fillim të fjalës së tij se nuk është e drejtë të krahasohet veriu i Kosovës me Luginën e Preshevës. “Lugina është pasojë e mosgatishmërisë së shtetit serb për të integruar shqiptarët, ndërsa veriu i Kosovës është çështje territoriale dhe pjesë e konfliktit të hapur mes Beogradit dhe Prishtinës,” tha ai. Ai shtoi se dialogu i deritanishëm ka qenë i vendosur në mënyrë të gabuar. Duke folur për rolin e mediave, Seferi theksoi se shumë media ndjekin narrativa propagandistike apo janë nën presionin e diskursit publik, ndërsa mediat profesionale janë në pakicë. “Ne jemi peng i rezultateve zgjedhore prej më shumë se 20 vitesh,” përfundoi Seferi.

Në fund të ngjarjes, Zoran Gavriloviq ndau çmime mirënjohjeje për gazetarin Idro Seferi dhe gazetaren Sanja Sovrlić për kontributin e tyre në trajtimin e drejtë të çështjeve ndëretnike dhe për raportim professional./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
9:04 am, 18 Maj, 2025
temperature icon 13°C
i kthjellët
Humidity 73 %
Pressure 1020 mb
Wind 2 mph
Wind Gust: 4 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 5:08 am
Sunset: 7:50 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Prishe koalicionin, Levent Qazimi” – Mesazhi emocional i një ish-ushtari të UÇK-së dhe UÇPMB-së pas vandalizimit të fotografisë së Komandant Lleshit në Bujanoc

Prishe koalicionin, Levent Qazimi” – Mesazhi emocional i një ish-ushtari të UÇK-së dhe UÇPMB-së pas vandalizimit të fotografisë së Komandant Lleshit në Bujanoc

17 Maj, 2025
Skandal: Vëllai i ndihmës-kryetarit të Komunës së Bujanocit mbështet vandalizimin ndaj Komandant Lleshit me komentin “Bravo, ovo je Srbija!” (FOTO)

Skandal: Vëllai i ndihmës-kryetarit të Komunës së Bujanocit mbështet vandalizimin ndaj Komandant Lleshit me komentin “Bravo, ovo je Srbija!” (FOTO)

17 Maj, 2025
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET