-Foto: D. Arifi-
Një zjarr i madh ka përfshirë gjatë fundjavës disa shtëpi të familjes Arifi në fshatin Dukat të Sijarinës, komuna e Medvegjës.
Sipas banorëve, flakët janë përhapur me shpejtësi, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Për momentin, shkaqet e zjarrit mbeten të panjohura, ndërsa banorët dhe të afërmit janë angazhuar në shuarjen e tij deri në mbërritjen e ndihmës, shkruan Medvagja.net, përcjell LUGINALAJMI.
Fatmirësisht, nuk ka pasur të lënduar, por dëmet në pasuri janë të mëdha. Autoritetet lokale pritet që në ditët në vijim të dalin me më shumë detaje rreth rrethanave dhe shkakut të shpërthimit të zjarrit.