• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Gjuro Macut dorëzon përbërjen e re të Qeverisë – shqiptari Demo Berisha propozohet për ministër për të Drejtat e Njeriut

14 Prill, 2025
in Lajme, Lugina
Gjuro Macut dorëzon përbërjen e re të Qeverisë – shqiptari Demo Berisha propozohet për ministër për të Drejtat e Njeriut
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Kandidati për kryeministër të Serbisë, Gjuro Macut, ka dorëzuar sot në Kuvendin e Serbisë propozimin për përbërjen e Qeverisë së re, së bashku me biografitë e anëtarëve të propozuar për kabinetin qeveritar. Kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabiq, ka konfirmuar se propozimi ka mbërritur në Kuvend dhe se seanca e posaçme do të mbahet nesër, duke filluar nga ora 10:00.

Për seancën e dytë të veçantë të Kuvendit Popullor është përcaktuar rendi i ditës – Zgjedhja e Qeverisë dhe dhënia e betimit nga ana e kryeministrit dhe ministrave të rinj.

Në përbërjen e propozuar të Qeverisë, Sinisha Mali është propozuar si zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Financave, Ivica Daçiq si zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Brendshme, ndërsa Adrijana Mesaroviq si zëvendëskryeministre dhe ministre e Ekonomisë.

Gjithashtu në përbërjen e re të Qeverisë së Serbisë, të propozuar nga kandidati për kryeministër Gjuro Macut, ndër emrat për ministër është përfshirë edhe një shqiptar, Demo Berisha, i cili është propozuar për ministër për të Drejtat e Njeriut, të Pakicave Kombëtare dhe Dialogun Shoqëror.

Edhe pse është shqiptar, Berisha nuk gëzon përkrahje nga shumica e popullatës shqiptare në Luginën e Preshevës, ku konsiderohet si figurë e padeshirueshme për shkak të qëndrimeve të tij dhe mungesës së përfaqësimit real të interesave të shqiptarëve në këtë rajon.

Pjesë e kabinetit të propozuar janë edhe:

  • Dragan Glamoçiq – ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave
  • Sara Pavkov – ministre e Mbrojtjes së Mjedisit
  • Aleksandra Sofronijeviq – ministre e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës
  • Dubravka Gjedoviq Handanoviq – ministre e Minierave dhe Energjisë
  • Jagoda Lazareviq – ministre e Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme
  • Nenad Vujiq – ministër i Drejtësisë
  • Snežana Paunoviq – ministre e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale
  • Demo Berisha – ministër për të Drejtat e Njeriut, të Pakicave dhe Dialogun Shoqëror
  • Bratislav Gashiq – ministër i Mbrojtjes
  • Marko Gjuriq – ministër i Punëve të Jashtme
  • Nemanja Staroviq – ministër për Integrime Evropiane
  • Dejan Vuk Stankoviq – ministër i Arsimit
  • Zlatibor Lonçar – ministër i Shëndetësisë
  • Milica Gjurgjeviq Stamenkovski – ministre e Punës, Punësimit, Çështjeve të Veteranëve dhe Sociale
  • Jelena Zhariq Kovaçeviq – ministre për Kujdes ndaj Familjes dhe Demografisë
  • Zoran Gajiq – ministër i Sportit
  • Nikola Selakoviq – ministër i Kulturës
  • Milan Krkobabiq – ministër për Kujdes ndaj Fshatit
  • Akademik Bela Balint – ministër i Shkencës, Zhvillimit Teknologjik dhe Inovacionit
  • Husein Memiq – ministër i Turizmit dhe Rinisë
  • Boris Bratina – ministër i Informimit dhe Telekomunikimeve
  • Darko Glishiq – ministër për Investime Publike

Si ministra pa portofol janë propozuar: Novica Tonçev, Gjorgje Miliçeviq, Usame Zukorliq, Nenad Popoviq dhe Tatjana Macura.

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
6:38 am, 14 Shtator, 2025
temperature icon 16°C
i kthjellët
Humidity 82 %
Pressure 1019 mb
Wind 1 mph
Wind Gust: 2 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 6:11 am
Sunset: 6:45 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Pajaziti kërkon nga Daçiq hetim urgjent për dhunën ndaj futbollistëve të KF Tërnoci, njofton edhe OSBE-në për incidentin në Bosilegrad

Pajaziti: Identifikohen autorët e grafiteve në sheshin e Bujanocit

9 Shtator, 2025
Presidenti Begaj takon në Tiranë Shaip Kamberin, në fokus të drejtat e shqiptarëve të Luginës

Presidenti Begaj takon në Tiranë Shaip Kamberin, në fokus të drejtat e shqiptarëve të Luginës

9 Shtator, 2025
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET