Në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc, respektivisht në Këndin Amerikan, të mërkurën do të zhvillohet “Info-sesioni” me organizata joqeveritare dhe grupe joformale nga jugu i Serbisë, në kuadër të projektit “Shihemi në BE” (Vidimo se u EU).
Qëllimi i këtij takimi është informimi i përfaqësuesve të shoqërisë civile mbi thirrjen aktuale për aplikime, kushtet e pjesëmarrjes, llojet e mbështetjes së disponueshme, si dhe mundësitë për të promovuar solidaritetin, pjesëmarrjen qytetare dhe vlerat evropiane në komunitetet lokale.
Info-sesioni do të mbahet më 22 maj (e mërkurë), duke filluar nga ora 14:00, në ambientet e Këndit Amerikan pranë Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc.

Ftohen të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë dhe të kontribuojnë në ndërtimin e një shoqërie më demokratike, më të drejtë dhe më të hapur në jug të Serbisë./LUGINALAJMI/