• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Jociq i drejtohet Pajazitit: Çfarë mendojnë partnerët tuaj për posterin e Komandant Lleshit në qendër të Bujanocit?

19 Maj, 2025
in Lajme, Lugina
Jociq i drejtohet Pajazitit: Çfarë mendojnë partnerët tuaj për posterin e Komandant Lleshit në qendër të Bujanocit?
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Opozitari Miroslav Jociq, kryetar i degës së Lëvizjes Popullore të Serbisë (NPS) në Bujanoc, ka akuzuar kryetarin e komunës, Arbër Pajaziti, kinse për përkeqësimin e marrëdhënieve ndëretnike mes shqiptarëve dhe serbëve në këtë komunë, shkruan  “Bujanovačke”, përcjell LUGINALAJMI.

Jociq ka deklaruar se Pajaziti duhej të ishte i vetëdijshëm se vendosja e posterit të Ridvan Qazimit – Komandant Lleshit, në qendër të qytetit do të shkaktonte reagime dhe do të interpretohej si një provokim.

“Është për të ardhur keq që po luani me kartën e gabuar, kur pritshmëritë nga ju ishin të mëdha. Duhej ta kishit ditur se vendosja e një posteri të tillë në qendër të Bujanocit do të perceptohej si provokim nga një komunitet etnik dhe do të shkaktonte reagime. Dhe ja, ndodhi ajo që ndodhi”, tha Jociq, shkruan  “Bujanovačke”, përcjell LUGINALAJMI.

Ngjarja ka ndodhur ndërmjet të së premtes dhe së shtunës, dhe siç shihet në videon e postuar, një person i maskuar ka thyer billboard-in në qendër të Bujanocit, ku ishte vendosur posteri për “Ditën e Komandant Lleshit”, organizuar nën përkujdesjen e Komunës së Bujanocit.

Sipas Jociq, vendosja e këtij posteri ka qenë një veprim i pamatur që ka çuar në një “reaksion zinxhir”, duke dëmtuar marrëdhëniet mes komuniteteve në qytet.

“Ju, që jeni kryetar i të gjithë qytetarëve të Bujanocit, nuk do të duhej të lejonit që në atë poster të figuronte stema dhe nënshkrimi i Komunës së Bujanocit. Kjo nuk është e pranueshme, z. Pajaziti. Ka mënyra shumë më të përshtatshme për t’u treguar bashkëkombësve tuaj se e meritoni pozitën që mbani sot”, u shpreh Jociq.

Ai shtoi se këtë duhej t’ia kishin thënë Pajazitit edhe partnerët e tij të koalicionit.

Ndryshe, grupi politik i Pajazitit “Fronti për Ndryshim” qeveris në koalicion me lista serbe dhe rome – përkatësisht me koalicionin rreth SNS-it, grupin qytetar të Dr. Dejan Stojanovićit dhe SPP-në e Adem Salihit. Megjithatë, asnjë nga këta partnerë nuk ka komentuar publikisht lidhur me këtë çështje.

“Unë po e shpreh qëndrimin tim publikisht dhe me qëllim të mirë. Ata që janë zgjedhur – partnerët tuaj – duhet të gjejnë guximin të flasin”, përfundoi Jociq./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
2:14 am, 20 Maj, 2025
temperature icon 12°C
të mbuluar me re
Humidity 86 %
Pressure 1019 mb
Wind 4 mph
Wind Gust: 3 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 5:06 am
Sunset: 7:52 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Ka ndërruar jetë Nazmi Faiku – Giga, babai i dëshmorit të UÇPMB-së, Besim Faikut

Ka ndërruar jetë Nazmi Faiku – Giga, babai i dëshmorit të UÇPMB-së, Besim Faikut

19 Maj, 2025
Jociq i drejtohet Pajazitit: Çfarë mendojnë partnerët tuaj për posterin e Komandant Lleshit në qendër të Bujanocit?

Jociq i drejtohet Pajazitit: Çfarë mendojnë partnerët tuaj për posterin e Komandant Lleshit në qendër të Bujanocit?

19 Maj, 2025
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET