• IMPRESUM
  • RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Kamberi në Kuvendin e Serbisë: Pa sundim të ligjit dhe të drejta reale të pakicave, nuk ka integrim evropian (VIDEO)

18 Dhjetor, 2025
in Lajme, Lugina
Kamberi në Kuvendin e Serbisë: Pa sundim të ligjit dhe të drejta reale të pakicave, nuk ka integrim evropian (VIDEO)
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Në seancën plenare të Kuvendit të Serbisë, deputeti i vetëm shqiptar, Shaip Kamberi, ka deklaruar se të drejtat e pakicave nuk janë çështje simbolike, por obligime që institucionet shtetërore duhet t’i zbatojnë në praktikë.

Duke iu referuar Raportit të Komisionit Evropian, Kamberi theksoi se reformat në fushën e të drejtave të njeriut dhe të pakicave po zhvillohen me ritëm të ngadalësuar dhe se problemet strukturore vazhdojnë të prekin grupet e cenueshme. Ai përmendi zbatimin e pamjaftueshëm të ligjit për përdorimin zyrtar të gjuhës, pamundësinë e përdorimit të simboleve kombëtare dhe përfaqësimin e pamjaftueshëm të pakicave në institucionet shtetërore.

Kamberi kërkoi nga Qeveria e Serbisë që të përcaktojë afate të qarta dhe mekanizma efektivë mbikëqyrjeje për zbatimin e të drejtave të pakicave, duke theksuar se nevojiten veprime konkrete dhe jo vetëm deklarata politike.

Në fjalimin e tij, ai u ndal edhe te çështja e ndjekjes penale të krimeve të luftës, duke vlerësuar se ekzistojnë shqetësime serioze lidhur me tolerimin dhe glorifikimin e personave të dënuar për krime lufte, si dhe përparimin e kufizuar në procesin e pajtimit shoqëror.

Ai theksoi se mohimi dhe relativizimi i krimeve të luftës, përfshirë gjenocidin në Srebrenicë, dëmtojnë procesin e pajtimit dhe bien ndesh me standardet evropiane dhe sundimin e ligjit.

Duke folur për dialogun me Kosovën, Kamberi deklaroi se Serbia nuk ka përmbushur plotësisht obligimet që rrjedhin nga marrëveshjet për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë njohjen e diplomave, pranimin e dokumenteve dhe zbatimin e menaxhimit të integruar të kufirit. Ai vlerësoi se normalizimi i marrëdhënieve është parakusht për stabilitet dhe përparimin evropian të vendit.

Kamberi u ndal veçanërisht te kapitujt 23 dhe 24 të procesit të integrimit evropian, duke theksuar se Raporti i Komisionit Evropian konstaton përparim të kufizuar në fushën e sundimit të ligjit, pavarësisë së gjyqësorit dhe mbrojtjes së të drejtave të pakicave.

Sa i përket pozitës së shqiptarëve në Serbi, ai theksoi përfaqësimin e pamjaftueshëm në polici, gjyqësor, prokurori dhe administratë, zbatimin e paqëndrueshëm të gjuhës shqipe, si dhe praktikën e pasivizimit të adresave, e cila ndikon drejtpërdrejt në të drejtat civile dhe sociale të qytetarëve.

Në përfundim, Kamberi vlerësoi se Raporti i Komisionit Evropian paraqet një udhërrëfyes të qartë për përparim, duke kërkuar zbatim të shpejtë dhe konkret të rekomandimeve, veçanërisht në fushën e të drejtave të pakicave dhe sundimit të ligjit./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
8:24 am, 18 Korrik, 2026
26°C
i kthjellët
45 %
1014 mb
3 mph
Wind Gust: 4 mph
Clouds: 0%
Visibility: 10 km
Sunrise: 5:11 am
Sunset: 8:06 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Vuçeviq: Në vjeshtë priten zgjedhje të reja parlamentare dhe presidenciale

Vuçeviq: Në vjeshtë priten zgjedhje të reja parlamentare dhe presidenciale

3 Korrik, 2026
Rexhep Hasani i ri kujton me mall dhe krenari veprimtarin e babait të tij të ndjerë, Rexhep Hasani

Rexhep Hasani i ri kujton me mall dhe krenari veprimtarin e babait të tij të ndjerë, Rexhep Hasani

22 Qershor, 2026
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM