• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Kamberi para ambasadorit të BE: Pa të drejtat e shqiptarëve, s’ka integrim të plotë të Serbisë

4 Qershor, 2025
in Lajme, Lugina
Kamberi para ambasadorit të BE: Pa të drejtat e shqiptarëve, s’ka integrim të plotë të Serbisë
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik dhe deputet në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, është takuar me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Serbi, Emanuele Giaufret, me të cilin ka biseduar rreth sfidave të vazhdueshme me të cilat përballen shqiptarët në Luginën e Preshevës.

Kamberi theksoi se gjatë takimit ka ngritur çështjet që lidhen me pengesat institucionale dhe vështirësitë për avancimin e pozitës së shqiptarëve në jug të Serbisë.

“Theksova se Bashkimi Evropian dhe vlerat perëndimore janë aspirata strategjike të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Procesi i integrimit të Serbisë në BE duhet të kushtëzohet me përparimin konkret në fushën e të drejtave të pakicave kombëtare,” deklaroi ai.

Deputeti shqiptar e informoi ambasadorin për stagnimin e vazhdueshëm në zbatimin e Planit me 7 pika, si dhe për mungesën e hapësirës institucionale për përfshirjen e shqiptarëve, duke veçuar sektorin e sigurisë.

“Theksova neglizhencën sistematike të shtetit ndaj përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet publike, veçanërisht në polici,” – shkroi Kamberi, duke shtuar se ngriti edhe shqetësimin mbi praktikën diskriminuese të pasivizimit të adresave.

Sipas tij, këto fenomene përbëjnë shkelje serioze të të drejtave themelore të qytetarëve shqiptarë dhe kërkojnë reagim dhe mbështetje nga faktori ndërkombëtar.

“Asistenca ndërkombëtare është e domosdoshme për të tejkaluar këto sfida dhe për të garantuar përfshirje dhe barazi për shqiptarët në Serbi,” përmbylli Kamberi./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
6:02 pm, 6 Qershor, 2025
temperature icon 31°C
i kthjellët
Humidity 47 %
Pressure 1016 mb
Wind 5 mph
Wind Gust: 7 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 4:56 am
Sunset: 8:06 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Kamberi para ambasadorit të BE: Pa të drejtat e shqiptarëve, s’ka integrim të plotë të Serbisë

Kamberi para ambasadorit të BE: Pa të drejtat e shqiptarëve, s’ka integrim të plotë të Serbisë

4 Qershor, 2025
Petkoviq: Asociacioni prioritet në dialog me Sorensenin, Presheva jashtë diskutimeve

Petkoviq: Asociacioni prioritet në dialog me Sorensenin, Presheva jashtë diskutimeve

3 Qershor, 2025
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET