• IMPRESUM
  • RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Kamberi propozon Rezolutën për Luginën në kuvend: “Nuk kërkojmë privilegje, por barazi” (VIDEO)

25 Nëntor, 2025
in Lajme, Lugina
Kamberi kundër Qeverisë së re të Serbisë: Vazhdimësi e krizave dhe përjashtimit të pakicave (VIDEO)
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Në seancën e sotme të Kuvendit të Serbisë, deputeti i vetëm shqiptar, Shaip Kamberi, ka propozuar që rendi i ditës të plotësohet me shqyrtimin e Rezolutës mbi pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Në fjalimin e tij para deputetëve, Kamberi theksoi se Serbia duhet të hyjë “në Evropën e të drejtave, e jo vetëm në Evropën e tregut”, duke nënvizuar se çështja e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë është mbi të gjitha çështje drejtësie dhe barazie, jo politikë ditore.

Kamberi theksoi se prej më shumë se dy dekadash, dhjetëra mijëra qytetarë të Luginës jetojnë “mes ligjit dhe padrejtësisë”, ndërsa diskriminimi institucional vazhdon të mbetet realitet i përditshëm. Ai përmendi pasivizimin e adresave, moszbatimin e ligjit për përdorim zyrtar të gjuhëve, mosnjohjen e diplomave, mungesën e mbishkrimeve dygjuhëshe dhe mungesën e përfaqësimit të shqiptarëve në polici, gjyqësor dhe shërbime inspektuese, ndërkohë që rajoni vazhdon të mbetet i neglizhuar ekonomikisht.

Deputeti shqiptar theksoi se kërkesat e rezolutës nuk janë as ekstreme e as separatiste, por thellësisht evropiane dhe demokratike: barazi para ligjit, respektim të së drejtës për gjuhën shqipe, heqje të pasivizimit të adresave dhe përfaqësim të drejtë në institucionet shtetërore.

Ndër propozimet kryesore të rezolutës është krijimi i një trupi të pavarur parlamentar që, në bashkëpunim me OSBE-në dhe shoqërinë civile, do të hetojë pasojat e pasivizimit të adresave dhe do të propozojë masa për rikthimin e të drejtave të qytetarëve të prekur. Rezoluta kërkon gjithashtu njohjen e diplomave të fituara në Kosovë dhe zbatimin e plotë të gjuhës shqipe në institucionet publike.

Kamberi rikujtoi se që nga viti 2001, përmes marrëveshjeve dhe planeve të ndryshme shtetërore, Serbia është zotuar për integrimin e shqiptarëve, por në praktikë këto zotime janë shndërruar në “fjalë të vdekura”. Ai kritikoi faktin që funksionarë të Trupit Koordinues sot mohojnë edhe ekzistencën e Planit të Veprimit të vitit 2022.

Në fund të fjalimit, Kamberi u bëri thirrje deputetëve që Kuvendi të marrë përgjegjësi dhe të tregojë se shteti është garantues i të drejtave të qytetarëve të vet:
“Lugina e Preshevës nuk kërkon më shumë se barazinë. Nuk kërkon premtime të reja, por zbatimin e atyre të dhëna para 20 vjetësh. Duke mbështetur këtë Rezolutë, ne miratojmë një akt në dobi jo vetëm të shqiptarëve, por të drejtësisë, demokracisë dhe Serbisë evropiane.”/LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
9:56 pm, 13 Shtator, 2026
14°C
i kthjellët
64 %
1022 mb
4 mph
Wind Gust: 4 mph
Clouds: 0%
Visibility: 10 km
Sunrise: 6:10 am
Sunset: 6:47 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Vuçiq: Do të kandidoj për kryeministër vetëm nëse është e domosdoshme për fitore

ZYRTARE: Vuçiq shpërndan Kuvendin e Serbisë, zgjedhjet parlamentare më 25 tetor

9 Shtator, 2026
Nagip Arifi sot feston 65-vjetorin e lindjes, njëkohësisht edhe daljen në pension

Nagip Arifi sot feston 65-vjetorin e lindjes, njëkohësisht edhe daljen në pension

9 Shtator, 2026
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM