• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Kryetari i KKSH-së kërkon anulimin e konkursit për mediat: “Vendim diskriminues ndaj informimit në gjuhën shqipe”

3 Korrik, 2025
in Lajme, Lugina
Kryetari i KKSH-së refuzon pjesëmarrjen në takimin me Ministrinë për të Drejtat e Njeriut: “Koha e dialogut pa rezultate ka përfunduar”
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Enkel Rexhepi, ka reaguar publikisht ndaj vendimit të Komunës së Bujanocit për ndarjen e mjeteve në kuadër të konkursit për bashkëfinancimin e projekteve mediatike për vitin 2025, duke e cilësuar atë si diskriminues ndaj mediave që informojnë në gjuhën shqipe.

Në një kërkesë zyrtare drejtuar Komunës së Bujanocit, Rexhepi ka kërkuar anulimin e këtij konkursi, duke theksuar se janë shkelur dispozitat e neneve 21 dhe 25 të Ligjit për Këshillat Kombëtare, pasi nuk është kërkuar mendimi i KKSH-së për projektet që përfshijnë prodhime në gjuhën shqipe, gjë që përbën detyrim ligjor.

“Është evidentuar mungesa e qasjes së barabartë ndaj mediave që informojnë në shqip,” – shkruan Rexhepi në postimin e tij në Facebook – “Një pjesë e konsiderueshme e fondeve është propozuar për media që nuk ushtrojnë veprimtari reale në territorin e Komunës së Bujanocit, përfshirë edhe media nga qyteti i Vranjës, ndërkohë që mediat lokale në gjuhën shqipe janë lënë anash.”

Rexhepi thekson se kjo është e papranueshme për një komunë ku mbi 62% e popullsisë janë shqiptarë, dhe përbën shkelje të parimeve të barazisë, përfaqësimit dhe të drejtës për informim në gjuhën amtare.

Ai kërkon që Komuna e Bujanocit të vendosë një praktikë të rregullt të konsultimit institucional me KKSH-në për çdo proces që lidhet me fushat ku Këshilli ka kompetenca ligjore.

“Nëse kjo kërkesë dhe detyrimet ligjore nuk respektohen, KKSH do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm institucionalë dhe ligjorë për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e komunitetit shqiptar në Bujanoc,” – përfundon reagimin e tij kryetari i KKSH-së.

Ky është reagimi i radhës pas kritikave të shumta nga opozita lokale, përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediat lokale ndaj mënyrës së ndarjes së fondeve publike për mediat në Komunën e Bujanocit./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
6:17 pm, 9 Shkurt, 2026
temperature icon 8°C
të mbuluar me re
Humidity 79 %
Pressure 1008 mb
Wind 3 mph
Wind Gust: 6 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 6:38 am
Sunset: 4:56 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Prokuroria e Specializuar kërkon 45 vite burgim për Thaçin dhe të tjerët

Prokuroria e Specializuar kërkon 45 vite burgim për Thaçin dhe të tjerët

9 Shkurt, 2026
Kush është vajza nga Letovica e Bujanocit që po i mohohet vizita në vendlindjen e saj nga autoritetet e Serbisë – ajo ishte pjesë e UÇK-së (VIDEO)

Kush është vajza nga Letovica e Bujanocit që po i mohohet vizita në vendlindjen e saj nga autoritetet e Serbisë – ajo ishte pjesë e UÇK-së (VIDEO)

8 Shkurt, 2026
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET