• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Kryetari i KKSH-së refuzon pjesëmarrjen në takimin me Ministrinë për të Drejtat e Njeriut: “Koha e dialogut pa rezultate ka përfunduar”

29 Prill, 2025
in Lajme, Lugina
Kryetari i KKSH-së refuzon pjesëmarrjen në takimin me Ministrinë për të Drejtat e Njeriut: “Koha e dialogut pa rezultate ka përfunduar”
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Enkel Rexhepi, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se nuk do të marrë pjesë në takimin e radhës me Ministrinë për të Drejtat e Njeriut, Pakicave dhe Dialogun Social, të udhëhequr nga Demo Berisha, duke e arsyetuar këtë vendim me mungesën e vullnetit politik për zbatimin e marrëveshjeve dhe planeve ekzistuese që prekin komunitetin shqiptar në Luginën e Preshevës. Rexhepi ka theksuar se, pavarësisht gatishmërisë institucionale të KKSH-së për bashkëpunim konstruktiv ndër vite, qeveria serbe nuk ka treguar të njëjtin angazhim, duke mos zbatuar dokumente kyçe si Plani 7-pikësh i vitit 2013, Plani për Integrimin e Shqiptarëve në Institucionet Publike për periudhën 2023–2026, si dhe Marrëveshjet e Brukselit dhe Uashingtonit për njohjen e diplomave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, mungesa e zbatimit të këtyre dokumenteve ka përjashtuar nga sistemi rreth 17 gjenerata të të diplomuarve nga Lugina e Preshevës. Kryetari i KKSH-së ka nënvizuar se situata politike, sociale dhe ekonomike e shqiptarëve në këtë rajon po rëndohet për shkak të mungesës së zbatimit të Planit Aksional për Integrim, mosnjohjes së diplomave nga Kosova, pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, zvogëlimit të përfaqësimit në institucionet publike, bllokimit të vendimeve për subvencionimin e bujqve me 953 aplikime në pritje, si dhe mungesës së investimeve dhe zhvillimit ekonomik në Luginë. “Qeveria po vazhdon të sillet me shqiptarët e Luginës me premtime boshe dhe tavolina diskutimi pa rezultate. Ne nuk kemi nevojë për dialog të ri për çështje të njëjta, por për zbatim të asaj që është nënshkruar dhe miratuar,” ka deklaruar Rexhepi, duke apeluar që Ministria dhe Qeveria e Serbisë të tregojnë seriozitet dhe përgjegjësi në raport me të drejtat e komunitetit shqiptar./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
1:20 pm, 18 Maj, 2025
temperature icon 19°C
i kthjellët
Humidity 49 %
Pressure 1018 mb
Wind 2 mph
Wind Gust: 6 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 5:08 am
Sunset: 7:50 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Prishe koalicionin, Levent Qazimi” – Mesazhi emocional i një ish-ushtari të UÇK-së dhe UÇPMB-së pas vandalizimit të fotografisë së Komandant Lleshit në Bujanoc

Prishe koalicionin, Levent Qazimi” – Mesazhi emocional i një ish-ushtari të UÇK-së dhe UÇPMB-së pas vandalizimit të fotografisë së Komandant Lleshit në Bujanoc

17 Maj, 2025
Skandal: Vëllai i ndihmës-kryetarit të Komunës së Bujanocit mbështet vandalizimin ndaj Komandant Lleshit me komentin “Bravo, ovo je Srbija!” (FOTO)

Skandal: Vëllai i ndihmës-kryetarit të Komunës së Bujanocit mbështet vandalizimin ndaj Komandant Lleshit me komentin “Bravo, ovo je Srbija!” (FOTO)

17 Maj, 2025
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET