Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka zhvilluar sot një takim në Tiranë me Ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Igli Hasani.
Pas takimit, Sinani ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook se biseda është zhvilluar në një atmosferë të sinqertë e miqësore, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë.
“U takova me mikun tim dhe mikun e Preshevës, Ministrin për Europë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, z. Igli Hasani. Takimi ynë u zhvillua në një atmosferë të sinqertë e miqësore, ku diskutuam për situatën aktuale dhe projektet që na presin në të ardhmen. Energjia pozitive, përkushtimi dhe gatishmëria e Ministrit – ‘dyert tona janë gjithmonë të hapura për ju’ – janë një garanci e fortë që bashkëpunimi ynë do të na çojë më afër realizimit të qëllimeve tona të përbashkëta,” ka shkruar Sinani./LUGINALAJMI/