Qytetarët shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, veçanërisht ata që jetojnë në diasporë, nuk mund të hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës me pasaporta serbe, pavarësisht se ato mund të jenë të pajisura me lejeqëndrim (ofentall).
Siç merr vesh LUGINALAJMI, nga pjestarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme e Kosovës të cilët kanë bërë të ditur se pasaportat serbe nuk njihet si dokument udhëtimi për hyrje në Kosovë. Ky rregull vlen pavarësisht se pasaportat mund të jenë të pajisura me leje qëndrim (ofentall) nga shtetet e Europës Perëndimore. Qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që jetojnë jashtë vendit tani duhet të përdorin letërnjoftimin e shtetit ku jetojnë, në vend të pasaportës serbe me lejeqëndrim për të hyrë në Kosovë.
Ky ndryshim në rregullat e udhëtimit është një sqarim nga autoritetet kosovare, të cilat kërkojnë mirëkuptim nga bashkëkombësit shqiptarë të Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës, sidomos ata që jetojnë në diasporë./LUGINALAJMI/