Të hënën, më 7 korrik 2025, kryetari i Trupit Koordinues të Qeverisë së Serbisë për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Aleksandar Martinoviq, do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në komunën e Bujanocit.
Sipas njoftimit të lëshuar nga Zyra për media e Trupit Koordinues, Martinoviq do të takohet në ora 12:00 me kryetarin e komunës së Bujanocit, Arber Pajaziti, në ndërtesën e komunës. Fillimi i takimit do të jetë i hapur për kameramanë dhe fotoreporterë.
Pas takimit, në ora 12:45, janë paraparë deklarata për media.
Në ora 13:15, Martinoviq do të vizitojë Banjën e Bujanocit, ku parashihet që aktiviteti të jetë i hapur për përfaqësuesit e mediave.
Megjithatë, nuk janë bërë publike se cilat janë temat për të cilat do të bisedojnë Martinoviq dhe Pajaziti./LUGINALAJMI/