• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Mitroviq kundër Mustafit: Pranimi në polici bëhet përmes konkursit, jo me deklarata publike

27 Maj, 2025
in Lajme, Lugina
Mitroviq kundër Mustafit: Pranimi në polici bëhet përmes konkursit, jo me deklarata publike
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Drejtori i Trupit Koordinues të Qeverisë së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Nenad Mitroviq – njëherësh edhe kryetar i degës së SNS-it në Bujanoc – ka reaguar ndaj akuzave të ish-kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, i cili ditë më parë denoncoi përjashtimin sistematik të shqiptarëve nga Policia e Serbisë.

“Duket se vetëm Ragmi Mustafi nuk e di se si bëhet pranimi në marrëdhënie pune në institucionet shtetërore në Republikën e Serbisë. Dua ta mësoj dhe ta apeloj që për herë tjetër të informohet, sepse pranimi në punë bëhet në bazë të konkursit që vlen për të gjithë të interesuarit, pa dallim përkatësie etnike”, ka shkruar Mitroviq në postimin e tij në rrjetet sociale.

Ai thekson se për konkursin e fundit për pranimin në polici në komunat Bujanoc dhe Preshevë, është organizuar një periudhë përgatitore trejavore në stacionet policore lokale, specifikisht për kandidatët shqiptarë, përpara se të shkonin në fazën e testimit. Megjithatë, Mitroviq nuk jep asnjë informacion mbi rezultatin e kësaj faze. Ai nuk sqaron sa kandidatë shqiptarë morën pjesë, nëse ata e përfunduan procesin, sa prej tyre kaluan testimet, dhe më e rëndësishmja – pse asnjëri nuk u pranua në fund të konkursit.

Pavarësisht përmendjes së kësaj “mbështetjeje teknike”, rezultati përfundimtar mbeti i pandryshuar: asnjë shqiptar nuk u pranua në Policinë e Serbisë në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë çka përforcon kritikat për përjashtim të qëllimshëm institucional.

Në përfundim të reagimit, Mitroviq i bën thirrje Mustafit “të mos ngrejë tensione me deklarata të panevojshme”, por të kontribuojë përmes bashkëpunimit në përmirësimin e jetës së përbashkët në këto komuna. Ai rithekson se Trupi Koordinues mbetet i përkushtuar ndaj zhvillimit të gjithanshëm të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, dhe krijimit të një ambienti më të mirë jetese për të gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësisë fetare, etnike apo politike./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
4:22 pm, 2 Qershor, 2025
temperature icon 27°C
të mbuluar me re
Humidity 41 %
Pressure 1019 mb
Wind 1 mph
Wind Gust: 4 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 4:58 am
Sunset: 8:04 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

“1 Qershori” festohet në Bujanoc dhe Preshevë me aktivitete për fëmijë (FOTO)

“1 Qershori” festohet në Bujanoc dhe Preshevë me aktivitete për fëmijë (FOTO)

2 Qershor, 2025
Protesta në gjithë Serbinë: Studentët njoftojnë fazën e re të rezistencës qytetare

Protesta në gjithë Serbinë: Studentët njoftojnë fazën e re të rezistencës qytetare

2 Qershor, 2025
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET