Pas një përkeqësimi të gjendjes shëndetësore, në moshën 87-vjeçare ka ndërruar jetë mësuesi Beqir Beqiri, i njohur ndryshe si “Beqa Daci”, nga fshati Tërnoc.
Mësues Beqa ishte njëri nga mësuesit e parë në Luginën e Preshevës. Ai ka dhënë kontribut të madh në arsim dhe emancipimin e shoqërisë, duke punuar si mësues në Tërnoc, Konçul dhe Nasalcë.
Lajmin për ndarjen nga jeta të tij e ka bërë të ditur faqja “Tërnoci Madh” në rrjetin social Facebook, duke shkruar: “Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi.”
Mësues Beqiri ka lënë pas vetes gjashtë fëmijë. Varrimi i tij do të kryhet sot (e hënë), pas namazit të drekës, në varrezat e lagjes së Strukarëve në Tërnoc.
LUGINALAJMI i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Beqiri-Daci nga fshati Tërnoc.
Ngushëllime familjes, miqve dhe dashamirëve!
/LUGINALAJMI/