Me 14 nëntor, në Pallatin e Kongreseve, në Panairin e 28-të të Librit në Tiranë u promovua botimi GJEOPOLITIKA, TERRITORI, KONFLIKTI (Politikat hegjemoniste, kolonialiste dhe kolonizuese serbe ndaj Kosovës dhe shqiptarëve) i bashkautorëve Akademik Hivzi ISLAMI dhe Prof. Dr. Arsim EJUPI. Për librin folën Akademik Jusuf BAJRAKTARI dhe Akademik Frashër DEMAJ.



