Pas një sezoni të jashtëzakonshëm me KF 2 Korriku, ku realizoi 56 gola në 20 ndeshje gjatë edicionit 2023/2024, dhe paraqitjeve mbresëlënëse në huazim tek KFF Vizioni – me 35 gola në vetëm 12 ndeshje në Ligën e Parë për sezonin aktual 2024/2025 – Elda Nuredini ka marrë ftesën zyrtare nga Kombëtarja U19 e Shqipërisë.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e FC 2 Korriku – Girls Academy, ku theksohet se kjo thirrje ishte vetëm çështje kohe për një sulmuese të lindur, me instinkt të rrallë për golin.
Elda, e cila vjen nga fshati Osllarë i Komunës së Bujanocit, më parë ka qenë e ftuar edhe nga përfaqësueset e Kosovës dhe Serbisë, por ka vendosur të përfaqësojë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.
Akademia i ka uruar shëndet dhe suksese në këtë kapitull të ri të karrierës së saj kuqezi./LUGINALAJMI/