• IMPRESUM
  • RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Parandalohet kontrabanda e çokollatave me vlerë mbi 10 mijë euro në pikëkalimin “Dheu i Bardhë” (FOTO & VIDEO)

17 Nëntor, 2025
in Lajme, Rajoni
Parandalohet kontrabanda e çokollatave me vlerë mbi 10 mijë euro në pikëkalimin “Dheu i Bardhë” (FOTO & VIDEO)
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Një autobus i linjës ndërkombëtare është ndaluar dje rreth orës 12:30h në hyrje të Pikëkalimit Kufitar “Dheu i Bardhë”, ku njësitë doganore, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, kanë zbuluar sasi të konsiderueshme mallrash të fshehura brenda automjetit.

Edhe pse drejtuesit e autobusit deklaruan se nuk kishin mallra për t’u paraqitur, automjeti u selektua për kontroll të detajuar në vijën e dytë. Gjatë kontrollit, në hapësira të modifikuara dhe të kamufluara, u gjetën: 620 pako çokollata, me peshë totale 1,380 kilogramë dhe vlerë të përgjithshme mbi 10,000 euro, të gjitha të padeklaruara.

Mallrat janë konfiskuar, ndërsa ndaj palës së përfshirë është iniciuar procedura për kundërvajtje doganore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Dogana e Kosovës ka njoftuar se transporti i tillë i produkteve ushqimore – të fshehura, të pakontrolluara dhe në kushte të papërshtatshme – përbën rrezik serioz për shëndetin e konsumatorëve, pasi mund të shkaktojë dëmtime, kontaminim apo mosrespektim të standardeve të sigurisë ushqimore.

Institucioni thekson se mbetet i përkushtuar në forcimin e kontrolleve kufitare, mbrojtjen e tregut dhe parandalimin e çdo forme shmangieje të detyrimeve doganore./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
8:18 am, 18 Korrik, 2026
26°C
i kthjellët
46 %
1014 mb
3 mph
Wind Gust: 4 mph
Clouds: 0%
Visibility: 10 km
Sunrise: 5:11 am
Sunset: 8:06 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Vuçeviq: Në vjeshtë priten zgjedhje të reja parlamentare dhe presidenciale

Vuçeviq: Në vjeshtë priten zgjedhje të reja parlamentare dhe presidenciale

3 Korrik, 2026
Rexhep Hasani i ri kujton me mall dhe krenari veprimtarin e babait të tij të ndjerë, Rexhep Hasani

Rexhep Hasani i ri kujton me mall dhe krenari veprimtarin e babait të tij të ndjerë, Rexhep Hasani

22 Qershor, 2026
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM