• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

PD: Deklaratat e Demo Berishës dhe Arbër Pajazitit janë politikisht të papërgjegjshme dhe të dëmshme për interesat e shqiptarëve në Bujanoc

24 Shtator, 2025
in Lajme, Lugina
PD: Deklaratat e Demo Berishës dhe Arbër Pajazitit janë politikisht të papërgjegjshme dhe të dëmshme për interesat e shqiptarëve në Bujanoc
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

-foto PD fb-

Partia Demokratike me seli në Bujanoc ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të dhëna gjatë takimit të djeshëm midis ministrit për të drejtat e njeriut dhe dialog shoqëror, Demo Berisha, dhe kryetarit të komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, duke i cilësuar ato si politikisht të papërgjegjshme dhe të dëmshme për interesat e shqiptarëve në këtë komunë.

Në komunikatën e saj, kjo parti ka theksuar se deklaratat e bëra gjatë konferencës për shtyp legjitimojnë politikat e dështuara të pushtetit qendror ndaj shqiptarëve të Luginës dhe i shërbejnë interesave të Beogradit, në vend se të mbrojnë interesat e qytetarëve.

“Partia Demokratike kundërshton fuqishëm çdo plan të përgatitur në mënyrë jotransparente dhe pa koncensus të të gjitha partive shqiptare, që synon të zëvendësojë planin 7-pikësh të miratuar nga Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë”, thuhet në reagim.

Sipas PD-së, qëndrimet e ministrit Berisha tregojnë gatishmërinë e tij për të hedhur poshtë konsensusin e arritur mes faktorëve politikë shqiptarë, gjë që, sipas tyre, dobëson pozitën e përbashkët dhe i shërben pushtetit qendror.

Në kumtesë theksohet se çdo marrëveshje e fshehtë dhe plan i imponuar pa vullnetin e qytetarëve përbën “tradhti politike ndaj kauzës së shqiptarëve në Bujanoc dhe në të gjithë Luginën”.

Partia Demokratike rithekson se dokumentet e vetme që duhen respektuar janë ato të dala nga një konsensus i plotë i faktorit politik shqiptar, të cilat mishërohen përmes Kuvendit të Këshilltarëve Shqiptarë, duke kundërshtuar çdo iniciativë tjetër “me skenarë të diktuar nga Beogradi”./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
2:08 pm, 27 Shtator, 2025
temperature icon 16°C
të mbuluar me re
Humidity 73 %
Pressure 1022 mb
Wind 2 mph
Wind Gust: 6 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 6:25 am
Sunset: 6:22 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

PD: Deklaratat e Demo Berishës dhe Arbër Pajazitit janë politikisht të papërgjegjshme dhe të dëmshme për interesat e shqiptarëve në Bujanoc

PD: Deklaratat e Demo Berishës dhe Arbër Pajazitit janë politikisht të papërgjegjshme dhe të dëmshme për interesat e shqiptarëve në Bujanoc

24 Shtator, 2025
PVD në Bujanoc dorëzon listën me kandidatët për këshilltarë – Kamberi: Rrënjët janë tek PVD, në shumicën shqiptare

Pajaziti merr përkrahje nga Fronti për Ndryshim për iniciativën 10-pikëshe ndaj ministrit Berisha

24 Shtator, 2025
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET