• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Për grafitin e Ratko Mladic-it në Bujanoc, Rexhepi: “Këmbanat po bien sot”, Alili: “Juve nuk ju kanë hije reagimet në Fb, kërkoni nga partnerët zbardhjen e rastit”

9 Shtator, 2025
in Lajme, Lugina
Për grafitin e Ratko Mladic-it në Bujanoc, Rexhepi: “Këmbanat po bien sot”, Alili: “Juve nuk ju kanë hije reagimet në Fb, kërkoni nga partnerët zbardhjen e rastit”
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Shfaqja e një tjetër grafiti me emrin e Ratko Mladic-it, gjeneralit serb të dënuar për krime lufte në Bosnje e Hercegovinë, ka nxitur reagime të forta nga përfaqësuesit shqiptarë në Bujanoc.

Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Driton Rexhepi, përmes një reagimi në Facebook, paralajmëroi se këto shkrime nuk janë thjesht mbishkrime të pakujdesshme, por “kambana që bien për të gjithë ne”. Ai theksoi se glorifikimi i figurave të errëta të së kaluarës është një sinjal alarmi për të gjithë shoqërinë.

“Enigmatike mbeten duart që i shkruajnë këto mesazhe, por edhe më shqetësuese është heshtja institucionale dhe moszbardhja e autorëve. Pikërisht tani, kur rajoni ka nevojë për qetësi dhe integrim, zgjohen nga gjumi lugatë e së kaluarës – që ushqehen me frikë dhe ndasi”, – shkroi Rexhepi, duke shtuar se historia ka treguar se retorika dhe simbolikat e urrejtjes mund të çojnë në tensione të rrezikshme.

Ai bëri thirrje për maturi, solidaritet dhe veprim të përbashkët të qytetarëve, institucioneve, shoqërisë civile dhe mediave, në mënyrë që këto grafite të lexohen si thirrje për veprim, e jo si jehonë që shuhet.

Ndërkohë, anëtari i kryesisë së PVD-së, Alban Alili, akuzoi pushtetin lokal në Bujanoc për frikë dhe mungesë veprimi. Ai kritikoi reagimet vetëm në rrjete sociale, duke kërkuar që partnerët serbë të koalicionit në Bujanoc të zbardhin rastin dhe që udhëheqja shqiptare të largohet nga një koalicion ku është në pakicë.

“Juve nuk ju kanë hije reagimet në Facebook. Prej jush kërkohet veprim. Kërkoni nga partnerët tuaj të koalicionit që udhëheqin institucionet e sigurisë në Bujanoc të zbardhin rastin. Largohuni nga një koalicion ku jeni pakicë, e ku multietniciteti në vend se të sjellë përfaqësim të drejtë të shqiptarëve, po përdoret në dëm të tyre”, – shkroi Alili.

Ai kujtoi se që nga ardhja e këtij koalicioni në pushtet, qytetarët shqiptarë janë përballur disa herë me raste provokuese, si fyerje të figurave kombëtare apo grafite me mesazhe që nënkuptojnë spastrimin etnik.

Grafitet me emrin e Ratko Mladic-it, të shfaqura disa herë në ditët e fundit, po shkaktojnë frikë dhe pasiguri te qytetarët shqiptarë të Bujanocit, duke u perceptuar si mesazhe kërcënuese dhe të rrezikshme për paqen e brishtë në këtë komunë multietnike. /LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
1:44 pm, 18 Shtator, 2025
temperature icon 22°C
i kthjellët
Humidity 30 %
Pressure 1024 mb
Wind 13 mph
Wind Gust: 15 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 6:15 am
Sunset: 6:38 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

I PRITUR KUMTI I ZI AMERIKAN PËR KOSOVËN!

I PRITUR KUMTI I ZI AMERIKAN PËR KOSOVËN!

17 Shtator, 2025

Kamberi: Përgatitjet për shërbimin e detyrueshëm ushtarak ngjallin shqetësim te shqiptarët në Luginë

17 Shtator, 2025
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET