• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Përplasje në Preshevë: Ardita Sinani flet për Kosovën si shtet, Aleksandar Martinoviq mohon pavarësinë (VIDEO)

15 Korrik, 2025
in Lajme, Lugina
Përplasje në Preshevë: Ardita Sinani flet për Kosovën si shtet, Aleksandar Martinoviq mohon pavarësinë (VIDEO)
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Kryetari i Trupit Koordinues të Qeverisë së Serbisë, Aleksandar Martinoviq, i shoqëruar nga ushtruesi i detyrës së drejtorit të këtij institucioni, Nenad Mitroviq, po qëndron sot për vizitë në komunën e Preshevës. Vizita nisi me një takim me kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani, ndërsa më pas delegacioni vizitoi edhe zonën industriale në Çukarkë, për të parë nga afër mundësitë për zhvillim ekonomik lokal.

Pas takimit, në një konferencë për media, nuk munguan përplasjet politike mes palëve, veçanërisht lidhur me çështjen e Kosovës, por edhe me problematika të tjera që prekin drejtpërdrejt qytetarët shqiptarë në Luginë.

Ardita Sinani i’u referua Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, dhe se kjo është një realitet politik që duhet respektuar në komunikimin institucional. Ajo kërkoi që mosmarrëveshjet politike të mos pengojnë zgjidhjen e çështjeve praktike që kanë të bëjnë me jetën e përditshme të qytetarëve, si njohja e diplomave të marra në Kosovë dhe përfshirja e shqiptarëve në institucionet shtetërore.

Aleksandar Martinoviq, në anën tjetër, theksoi se për Serbinë, Kosova mbetet pjesë përbërëse e territorit të saj dhe nuk mund të njihen diplomat e lëshuara nga institucionet e Kosovës nëse ato mbajnë simbolet e Republikës së Kosovës. Ai theksoi se një njohje e tillë do të nënkuptonte njohje e pavarësisë së Kosovës, gjë me të cilën, siç tha, Serbia nuk pajtohet.

Martinoviq foli edhe për çështjen e pasivizimit të adresave, duke theksuar se ky është një mekanizëm ligjor që zbatohet në të gjithë territorin e Republikës së Serbisë dhe jo vetëm në komunat me shumicë shqiptare. Sipas tij, pasivizimi nuk është i përhershëm dhe nuk ndodh automatikisht, por është rezultat i konstatimeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme se një person nuk jeton më në adresën e deklaruar. Ai shtoi se vendbanimi mund të rikthehet në gjendje aktive përmes një procedure ligjore të paraparë.

Sinani, ndërkohë, ngriti shqetësimin për pasojat që po sjell pasivizimi masiv i adresave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, duke e konsideruar këtë si një pengesë serioze për qasjen e qytetarëve në të drejtat e tyre elementare, përfshirë të drejtën për votë, për dokumente personale dhe për shërbime publike. Ajo kërkoi që këto praktika të ndërpriten dhe të ketë trajtim të barabartë për të gjithë qytetarët.

Përtej këtyre qëndrimeve të kundërta, të dy palët u pajtuan se ekziston hapësirë për bashkëpunim në çështje që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve. Sinani kërkoi rritje të fondeve për zhvillim lokal, investime në arsim, shëndetësi dhe infrastrukturë, si dhe përkrahje për të rinjtë që përballen me papunësi dhe emigrim.

Martinoviq tha se megjithëse ekzistojnë dallime serioze, është e rëndësishme që të flitet hapur për to në mënyrë të civilizuar. Ai shprehu gatishmëri për të punuar së bashku në projekte zhvillimore dhe në vënien në funksion të zonës industriale në Preshevë, duke përmendur nevojën për tërheqje të investitorëve që do të hapnin vende pune për të gjithë qytetarët.

Vizita dhe deklaratat që e shoqëruan atë, konfirmuan edhe një herë se çështjet politike si statusi i Kosovës dhe pasivizimi i adresave mbeten të ndjeshme, por ekziston një vullnet i pjesshëm për të bashkëpunuar në fusha të interesit të përbashkët./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
7:39 pm, 15 Korrik, 2025
temperature icon 28°C
pjesërisht me re
Humidity 39 %
Pressure 1012 mb
Wind 13 mph
Wind Gust: 26 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 5:08 am
Sunset: 8:08 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Fluks i shtuar në dalje nga Serbia përmes pikës kufitare të Preshevës – pritje deri në 90 minuta

Fluks i shtuar në dalje nga Serbia përmes pikës kufitare të Preshevës – pritje deri në 90 minuta

15 Korrik, 2025
Përplasje në Preshevë: Ardita Sinani flet për Kosovën si shtet, Aleksandar Martinoviq mohon pavarësinë (VIDEO)

Përplasje në Preshevë: Ardita Sinani flet për Kosovën si shtet, Aleksandar Martinoviq mohon pavarësinë (VIDEO)

15 Korrik, 2025
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET