• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Presheva shkruan histori: Panairi i parë i librit shqip, përshëndetur edhe nga Edi Rama

22 Qershor, 2025
in Lajme, Lugina
Presheva shkruan histori: Panairi i parë i librit shqip, përshëndetur edhe nga Edi Rama
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Për herë të parë në qytetin e Preshevës u organizua Panairi i Librit në gjuhën shqipe, një ngjarje e veçantë që solli në qendër të vëmendjes librin dhe kulturën shqiptare. Panairi u mbajt në ambientet e Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” dhe u prit me entuziazëm nga qytetarët, autorët dhe botuesit nga të gjitha trevat shqiptare.

Ngjarja u organizua nga Komuna e Preshevës, në bashkëpunim me Bibliotekën “Mehmet Jusufi” dhe shtëpinë botuese “Albas”, ndërsa u mbështet financiarisht dhe institucionalisht nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Beograd dhe Qeveria e Shqipërisë.

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ishte ndër të parët që përshëndeti këtë ngjarje përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, ku shkroi:

“Presheva flet – përmes librit!
U hap me krenari Panairi i Parë i Librit Shqip në Preshevë, një ngjarje historike që vendos librin dhe gjuhën shqipe në qendër të vëmendjes kulturore të qytetit tonë.
Ky panair është rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë me Ambasadën e Shqipërisë në Beograd, të cilën e falënderojmë sinqerisht, veçanërisht ambasadorin Bardhyl Canaj, për përkushtimin e tij ndaj shqiptarëve të Luginës.”

Ajo kujtoi se kjo ide ishte iniciuar që në vitin 2021 si projekt i përbashkët me Qeverinë e Shqipërisë dhe tashmë u realizua me sukses.

Pas këtij postimi dhe zhvillimeve në Preshevë, edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar përmes një postimi në Facebook ku shkruan:

“Panairi i Parë i Librit Shqip në Preshevë, falë mbështetjes së Qeverisë Shqiptare
Së shpejti, një tjetër marrëveshje bashkëpunimi enkas për Preshevën, që do të mundësojë projekte e programe shkëmbimi profesionale, ture e eksperienca krijuese, mbështetje teknike e promovim traditash, arti, kulture e trashëgimie.”

Në këtë panair dyditor morën pjesë botues dhe autorë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe diaspora, si dhe personalitete të kulturës, arsimit dhe medias. U organizuan promovime librash, panele diskutimi, orë letrare për fëmijë dhe aktivitete që sollën frymën kombëtare në qendër të Preshevës.

Panairi është vlerësuar si fillimi i një tradite të re kulturore në Luginë, me synimin që të bëhet një festë vjetore e mendjes dhe librit shqip në Preshevë./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
3:41 am, 12 Dhjetor, 2025
temperature icon -0°C
i kthjellët
Humidity 89 %
Pressure 1023 mb
Wind 4 mph
Wind Gust: 5 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 6:53 am
Sunset: 4:00 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Reagime të ashpra në Luginë ndaj emërimit të Demo Berishës si ministër për të Drejtat e Njeriut

Analizë politike: Rreshtimet e partive politike të Luginës për zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

8 Dhjetor, 2025
Asfalti që sjell padi: Avokatët serbë po shtyjnë qytetarët drejt gjyqeve kundër komunave të Preshevës dhe Bujanocit, reagojnë Sinani e Pajaziti

Asfalti që sjell padi: Avokatët serbë po shtyjnë qytetarët drejt gjyqeve kundër komunave të Preshevës dhe Bujanocit, reagojnë Sinani e Pajaziti

8 Dhjetor, 2025
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET