• IMPRESUM
  • RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Profesori Nemanja Brankoviq “prish” festën e ditës së shkollës “Sveti  Sava” në Bujanoc: “Derisa na shkelin fëmijët, regjimi na tregon gishtin e mesëm…” (VIDEO)

27 Janar, 2025
in Lajme, Lugina
Profesori Nemanja Brankoviq “prish” festën e ditës së shkollës “Sveti  Sava” në Bujanoc: “Derisa na shkelin fëmijët, regjimi na tregon gishtin e mesëm…” (VIDEO)
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Profesor i muzikës në Shkollën e Mesme “Sveti Sava” në Bujanoc, Nemanja Brankoviq, ka prishur festën e ditës së shkollës së mesme serbe në Bujanoc, duke bërë një deklaratë të fuqishme gjatë ceremonisë që u mbajt të hënën në mbrëmje në sallën e madhe të Shtëpisë së kulturës. Ai shprehu shqetësimin e tij për situatën në Serbi, duke thënë: “Derisa na shkelin fëmijët, regjimi na tregon gishtin e mesëm… ne do të këndojmë, por për të gjitha viktimat në Ribnikar, Novi Sad, Barajë”, shkruan Bujanovacke, përcjell LUGINALAJMI.

Fjalët e tij u dëgjuan nga funksionarët dhe aktivistëst e SNS-it në Bujanoc, ndërsa kreu i kësaj partie, Nenad Mitrović, kërkoi nga drejtoresha e shkollës Svetlana Manasijeviq, që ta ndalonte progesorin e muzikës duke u shqetësuar për deklaratën e tij.

Nemanja Brankoviq, doli në skenë në Shtëpinë e Kulturës të Bujanocit me korin shkollor dhe, duke qenë i tronditur për ngjarjet e fundit në Serbi, ai theksoi se nuk ishte koha për festa kur ndodhin tragjedi të tilla në vend. Ai tha se do të këndonin himnin e Sveti Sava, por do ta këndonin për të gjithë ata që humbën jetën në shkollën “Vlladislav Ribnikar”, për të gjithë ata që humbën jetën nën strehën në Novi Sad, për të gjithë ata që humbën jetën në shtëpinë e të moshuarve në Barajë dhe për të gjithë punonjësit e frikësuar të arsimit.

“Ndërsa po shkelin fëmijët nëpër rrugë, regjimi na tregon gishtin e mesëm,” theksoi Brankoviq.

Për këtë fjalim të fortë, drejtoresha e shkollës, Svetlana Manasijeviq, i është afruar Brankoviqit me qëllim që ta largonte nga mikrofonin, por ai tha gjithçka që kishte për të thënë. Pas këtij momenti, nuk pati duatrokitje.

Për shkak të këtij bojkoti, një numër i konsiderueshëm profesorësh e bojkotuan festën në kafene. Ata mendojnë se nuk ka asgjë për të festuar ndërsa kolegët, nxënësit dhe studentët po protestojnë në të gjithë vendin. Drejtoresha nuk u pajtua me ta.

Në ndërkohë, të ftuarit e lartë u përpoqën të kalonin goditjen e momentit duke u rikuperuar në kafene, ku ishte organizuar festa./LUGINALAJMI/7

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
8:28 am, 18 Korrik, 2026
26°C
i kthjellët
45 %
1014 mb
3 mph
Wind Gust: 4 mph
Clouds: 0%
Visibility: 10 km
Sunrise: 5:11 am
Sunset: 8:06 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Vuçeviq: Në vjeshtë priten zgjedhje të reja parlamentare dhe presidenciale

Vuçeviq: Në vjeshtë priten zgjedhje të reja parlamentare dhe presidenciale

3 Korrik, 2026
Rexhep Hasani i ri kujton me mall dhe krenari veprimtarin e babait të tij të ndjerë, Rexhep Hasani

Rexhep Hasani i ri kujton me mall dhe krenari veprimtarin e babait të tij të ndjerë, Rexhep Hasani

22 Qershor, 2026
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM