• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Raporti i Komisionit Evropian për vitin 2025: Shqiptarët në Luginë të Preshevës ende përballen me “pasivizimin e adresave” dhe diskriminim institucional

5 Nëntor, 2025
in Lajme, Lugina
Raporti i Komisionit Evropian për vitin 2025: Shqiptarët në Luginë të Preshevës ende përballen me “pasivizimin e adresave” dhe diskriminim institucional
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Në raportin më të ri të Komisionit Evropian për Serbinë për vitin 2025 (SWD (2025) 755 final), në pjesën “Sundimi i ligjit dhe të drejtat themelore”, nënkapitulli “Mbrojtja e pakicave” (faqe 46–47), vlerësohet se korniza institucionale e Serbisë për mbrojtjen e personave që u përkasin pakicave kombëtare mbetet e paplotë, ndërsa zbatimi i planit të ri të veprimit është vonuar seriozisht.

Raporti thekson se personat që i përkasin pakicave në Serbi vazhdojnë të përballen me diskriminim, ndërsa autoritetet duhet të marrin në konsideratë opinionin e pestë të Komitetit Këshillues të Konventës Kornizë të Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare (FCNM) gjatë finalizimit të planit të ri të veprimit, përmes konsultimeve gjithëpërfshirëse me përfaqësuesit e pakicave.

Në mënyrë të veçantë, raporti përmend pakicën kombëtare shqiptare në jug të Serbisë, duke theksuar se:
“Anëtarët e pakicës kombëtare shqiptare vazhduan të shprehin shqetësime lidhur me mënyrën se si policia po kontrollon statusin e vendbanimit në jug të Serbisë, çka ka rezultuar me ‘pasivizimin’ e disa adresave.”

Komisioni kërkon që autoritetet serbe t’i sqarojnë më mirë publikut mënyrën se si po kryhen këto kontrolle dhe të adresojnë shqetësimet e ngritura në opinionin e pestë të Komiteti Këshillues i Konventës Kornizë për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare (FCNM) për mungesën e mjeteve efektive juridike për qytetarët e prekur.

Raporti vëren gjithashtu se “plani i veprimit për përmirësimin e përfaqësimit të shqiptarëve në institucione” ende nuk ka dhënë rezultate të matshme, ndërsa pakicat kombëtare mbeten të nënpërfaqësuara në administratën publike dhe në polici.

Në aspektin e arsimit dhe kulturës, Komisioni Evropian thekson se Ministria e Arsimit e Serbisë ka ndarë fonde për shtypjen e teksteve të reja shkollore në gjuhët e pakicave, por se ky proces duhet të përshpejtohet. Gjithashtu, edhe pse mësimi i gjuhës serbe si gjuhë joamtare ka vazhduar, Komiteti Këshillues i Konventës Kornizë për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare (FCNM) kërkon masa të synuara për përmirësimin e njohjes së gjuhës zyrtare nga pakicat kombëtare, duke pasur parasysh njohuritë e kufizuara në disa komunitete.

Raporti vëren se qasja në shërbimet fetare në gjuhët e pakicave ende nuk është mundësuar në të gjithë territorin e Serbisë, ndërsa transmetimi publik në gjuhët e pakicave mbetet i pamjaftueshëm, përveç disa mediave lokale në Vojvodinë.

Në fund, Komisioni Evropian shpreh shqetësim se retorika e urrejtjes ndaj pakicave kombëtare, si në media ashtu edhe nga politikanët, ka vazhduar gjatë vitit 2025, duke nënvizuar nevojën urgjente që Serbia të forcojë mekanizmat e mbrojtjes së të drejtave të pakicave dhe të sigurojë funksionim të pavarur të këshillave kombëtare të pakicave./LUGINALAJMI/

Burimi: Raporti i Komisionit Evropian për Serbinë 2025, SWD (2025) 755 final, faqe 46–47

efaidnbmnnnibpcajpcglclefindmkaj/https://enlargement.ec.europa.eu/document/download/6e68ce26-b95b-48e1-921a-c60c12da8f00_en?filename=serbia-report-2025.pdf

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
2:18 pm, 17 Nëntor, 2025
temperature icon 15°C
të mbuluar me re
Humidity 60 %
Pressure 1013 mb
Wind 9 mph
Wind Gust: 21 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 6:26 am
Sunset: 4:09 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Policia e Kosovës mohon pretendimet për të shtëna ndaj ushtrisë serbe: “Dezinformata që rrisin tensionet”

Policia e Kosovës mohon pretendimet për të shtëna ndaj ushtrisë serbe: “Dezinformata që rrisin tensionet”

17 Nëntor, 2025
Parandalohet kontrabanda e çokollatave me vlerë mbi 10 mijë euro në pikëkalimin “Dheu i Bardhë” (FOTO & VIDEO)

Parandalohet kontrabanda e çokollatave me vlerë mbi 10 mijë euro në pikëkalimin “Dheu i Bardhë” (FOTO & VIDEO)

17 Nëntor, 2025
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET