Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, ka zhvilluar një takim në Beograd me Ambasadorin shqiptar, Bardhyl Canaj, dhe kryetarin e Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj. Gjatë këtij takimi, Rexhepi ka diskutuar me ta mbi sfidat dhe mundësitë për zhvillimin e agrobiznesit në Luginën e Preshevës dhe për rritjen e bashkëpunimit mes fermerëve dhe bizneseve agro-industriale shqiptare të kësaj zone dhe Shqipërisë. Po ashtu, është biseduar për mbështetje direkte ndaj bujqësisë në Luginë, një sektor kyç për ekonominë dhe mirëqenien e shqiptarëve të Preshevës. Rexhepi theksoi se angazhimi për forcimin e bujqësisë do të mbetet një prioritet i rëndësishëm. Ai falënderoi z. Rrapaj për bisedën e frytshme dhe për mbështetjen ndaj zhvillimit të bujqësisë shqiptare./LUGINALAJMI/