• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Salihu denoncon diskriminimin në punësime: Nga katër edukatore të punësuara në Çerdhen e fëmijëve në Bujanoc, vetëm një shqiptare

13 Mars, 2025
in Lajme, Lugina
Salihi me kritika ndaj qeverisjes së Bujanocit: “Nga 15 milionë dinarë në vetëm 1 mijë dinarë për subvencionimin e bizneseve lokale”
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Pabarazia në punësime në Bujanoc vazhdon të jetë një problem shqetësues, duke përjashtuar shqiptarët nga institucionet publike. Këshilltari i Partisë për Veprim Demokratik, Rahim Salihi, ka reaguar ashpër ndaj punësimeve të fundit në Entin Parashkollor “Gëzimi Ynë”, ku janë pranuar katër edukatore të reja, prej të cilave vetëm një është shqiptare, ndërsa tri të tjerat janë serbe. Sipas Salihit, ky është një diskriminim i hapur dhe vazhdimësi e politikës për të margjinalizuar shqiptarët në Bujanoc. Ai ka bërë të ditur se konkursi për këto vende pune është mbajtur i fshehtë, pa njoftim publik as nga institucioni përkatës dhe as nga Komuna e Bujanocit, gjë që ngre dyshime për manipulime dhe përzgjedhje të njëanshme. Për më tepër, ky institucion është i njohur për zvarritjen e hapjes së paraleleve në gjuhën shqipe, duke i privuar fëmijët shqiptarë nga e drejta e arsimit në gjuhën amtare.

Salihi ka kritikuar ashpër heshtjen e Komunës së Bujanocit dhe drejtuesve të saj, të cilët nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për të ndaluar këtë padrejtësi. Ai ka theksuar se punësime me përbërje të ngjashme ndodhin në të gjitha institucionet publike të komunës, në kundërshtim të plotë me parimet e barazisë. Sipas tij, kjo nuk është vetëm një çështje e një konkursi të izoluar, por një problem i vazhdueshëm që po thellon pabarazinë dhe po pengon integrimin e shqiptarëve në jetën publike dhe institucionale.

“Barazia është vlerë! Respektimi i saj është detyrë! Është parakusht për ndërtimin e një shoqërie të shëndoshë. Pa barazi nuk ka drejtësi, e pa të dyjat nuk ka liri,” ka deklaruar ai, duke kërkuar reagim të menjëhershëm nga institucionet dhe shoqëria civile për të ndaluar këtë diskriminim të hapur. Shqiptarët e Bujanocit po përballen me një sfidë serioze për të drejtat e tyre dhe mbetet të shihet nëse do të ketë një reagim institucional apo nëse pabarazia do të vazhdojë të thellohet./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
3:13 am, 10 Maj, 2025
temperature icon 11°C
të mbuluar me re
Humidity 84 %
Pressure 1018 mb
Wind 5 mph
Wind Gust: 6 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 5:16 am
Sunset: 7:42 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

OVL-ja e thyen heshtjen: Ne i thirrëm takimet për bashkimin politik shqiptar në Bujanoc

OVL-ja e thyen heshtjen: Ne i thirrëm takimet për bashkimin politik shqiptar në Bujanoc

9 Maj, 2025
Opozita shqiptare në Bujanoc akuzon Pajazitin për refuzim të shumicës gjithëshqiptare – përsëri zgjodhi SNS-in e Vuçiqit

Opozita shqiptare në Bujanoc akuzon Pajazitin për refuzim të shumicës gjithëshqiptare – përsëri zgjodhi SNS-in e Vuçiqit

8 Maj, 2025
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET