• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Shaip Kamberi merr përgjigje nga Presidenti i Këshillit Evropian për çështjen e pasivizimit të adresave

25 Korrik, 2025
in Lajme, Lugina, Rajoni
Reagime të ashpra në Luginë ndaj emërimit të Demo Berishës si ministër për të Drejtat e Njeriut
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka marrë një përgjigje zyrtare nga Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, lidhur me çështjen e pasivizimit të adresave në komunat me shumicë shqiptare në jug të Serbisë.

Letra, e nënshkruar nga Pedro Lourtie, shefi i kabinetit të Presidentit Costa, është dërguar më 18 korrik 2025 dhe përfaqëson një ndër reagimet më të qarta institucionale të Bashkimit Evropian ndaj këtij problemi. Në të theksohet se Bashkimi Evropian është i vetëdijshëm për pasojat që ka kjo praktikë dhe se çështja është përfshirë edhe në raportet e zgjerimit për Serbinë.

“Bashkimi Evropian do të vazhdojë t’u kërkojë autoriteteve serbe që të ofrojnë sqarime më të qarta për publikun lidhur me mënyrën se si kryhen verifikimet e statusit të vendbanimit,” thuhet në letrën drejtuar Kamberit.

Në dokument përkujtohet se Serbia, si shtet kandidat për anëtarësim në BE, duhet të harmonizojë kuadrin e saj ligjor për të drejtat e pakicave me standardet ndërkombëtare dhe evropiane.

Shaip Kamberi e ka vlerësuar këtë përgjigje si një hap të rëndësishëm drejt ndërkombëtarizimit të problemit të pasivizimit të adresave, duke theksuar se kjo praktikë ka pasoja të rënda për shqiptarët dhe po përdoret si mjet për ndryshim të qëllimshëm të përbërjes etnike në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë.

Reagimi i Këshillit Evropian vjen në një moment kur rritet presioni nga organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut që kjo praktikë diskriminuese të ndalet dhe të realizohet një hetim i pavarur ndërkombëtar mbi përmasat dhe ndikimet e saj në jetën e përditshme të qytetarëve shqiptarë në jug të Serbisë./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
2:54 am, 13 Janar, 2026
temperature icon -5°C
i vrenjtur
Humidity 90 %
Pressure 1027 mb
Wind 2 mph
Wind Gust: 1 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 7:00 am
Sunset: 4:21 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Pas Mulla Dinkës dhe Sami Salihut, edhe Mitroviqi kritikon Kamberin për refuzimin e mirënjohjes nga Qeveria e Serbisë

Pas Mulla Dinkës dhe Sami Salihut, edhe Mitroviqi kritikon Kamberin për refuzimin e mirënjohjes nga Qeveria e Serbisë

12 Janar, 2026
Mulla Dinka dhe Sami Salihu kritikojnë refuzimin e mirënjohjes nga Shaip Kamberi: Njëri kthehet te e kaluara, tjetri te autoriteti i tij në PVD

Mulla Dinka dhe Sami Salihu kritikojnë refuzimin e mirënjohjes nga Shaip Kamberi: Njëri kthehet te e kaluara, tjetri te autoriteti i tij në PVD

12 Janar, 2026
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET