• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Shaip Kamberi reagon pas dorëheqjes së kryeministri serb Vuçeviq: Kriza e pushtetit në Serbi apo lëvizje strategjike për të zgjatur kontrollin e Vuçiqin?

28 Janar, 2025
in Lajme, Lugina
Vuçeviq jep dorëheqje nga posti i kryeministrit të Serbisë

Beograd, 27. januara 2025 - Predsednik Republike Srbije Aleksandar Vučić obraća se javnosti sa predsednikom Vlade Republike Srbije Milošem Vučevićem i predsednicom Narodne skupštine Republike Srbije Anom Brnabić. FOTO TANJUG/ MARKO ĐOKOVIĆ/bs

0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas dorëheqjes së kryeministrit serb, Milosh Vuçeviq, duke e cilësuar këtë zhvillim si një moment të tronditjes së skenës politike serbe. Kamberi thekson se dorëheqja e Vuçeviq, një nga aleatët më të afërt të presidentit Aleksandar Vuçiq, ka ngjallur një valë pyetjesh dhe spekulimesh.

“Ky vendim, i raportuar si ‘personal’, mund të jetë një shenjë e krizës së brendshme brenda strukturave të pushtetit serb, ose një lëvizje e menduar për të riorganizuar qeverinë dhe për të zgjatur kështu pushtetin aktual,” ka shkruar Kamberi në reagimin e tij.

Vuçeviq, i njohur për qëndrimet e tij të forta dhe afërsinë me Vuçiqin, ka dhënë dorëheqjen në një periudhë tejet delikate për Serbinë, e cila po përballet me sfida të shumta: nga dështimi në Kosovë pas sulmit terrorist në Banjska, deri te presionet ndërkombëtare për politikën e jashtme të Vuçiqit. Në këtë kontekst, dorëheqja e Vuçeviq është parë nga shumë analistë si një përpjekje për të shuar krizën dhe për të marrë masa për zgjedhjet e ardhshme.

Kamberi gjithashtu përmend protestat masive të studentëve dhe qytetarëve serbë që kanë shpërthyer për shkak të akuzave për korrupsion në qeverisje. Në këto kushte, dorëheqja e Vuçeviq dhe mundësia që edhe Millan Gjuriq, kryetari i Novi Sadit, të japë dorëheqje, kanë krijuar vakume në qeverisjen serbe, duke hapur mundësi për një ndryshim të mundshëm në strukturat e pushtetit.

“Por, pyetja mbetet: A është kjo një krizë e thellë që po ndodh në Serbi, apo një taktikë e menduar për të krijuar një mundësi për një riorganizim të pushtetit?” ka përfunduar Kamberi, duke theksuar se “Serbia e revoltuar” mund të ketë përballë një ndryshim të thellë që lidhet me kërkesat për reforma zgjedhore dhe përmirësimin e të drejtave të pakicave.

Në një moment kyç për Ballkanin, kjo situatë politike po krijon një panoramë të pasigurt, ku edhe opozita serbe po përballet me sfida të mëdha, duke u përpjekur të shfrytëzojë mundësitë për një ndryshim të qëndrueshëm në vend./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
8:48 am, 10 Maj, 2025
temperature icon 14°C
i kthjellët
Humidity 61 %
Pressure 1019 mb
Wind 9 mph
Wind Gust: 13 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 5:16 am
Sunset: 7:42 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

OVL-ja e thyen heshtjen: Ne i thirrëm takimet për bashkimin politik shqiptar në Bujanoc

OVL-ja e thyen heshtjen: Ne i thirrëm takimet për bashkimin politik shqiptar në Bujanoc

9 Maj, 2025
Opozita shqiptare në Bujanoc akuzon Pajazitin për refuzim të shumicës gjithëshqiptare – përsëri zgjodhi SNS-in e Vuçiqit

Opozita shqiptare në Bujanoc akuzon Pajazitin për refuzim të shumicës gjithëshqiptare – përsëri zgjodhi SNS-in e Vuçiqit

8 Maj, 2025
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET