• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Shaip Kamberi: Refuzimi i Enkel Rexhepit për largimin e flamurit kombëtar, qëndresë ndaj politikave të Vuçiqit

16 Korrik, 2025
in Lajme
Deputeti Kamberi dhe kryetari Rexhepi nesër udhëtojnë për Berlin – në fokus diskriminimi i shqiptarëve në Luginë
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PVD), Shaip Kamberi, ka reaguar pas dështimit të takimit ndërmjet kryetarit të Trupit Koordinues, Aleksandar Martinoviq, dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), si pasojë e kërkesës së Martinoviqit për largimin e flamurit kombëtar shqiptar nga ambientet e takimit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kamberi e cilësoi këtë kërkesë si një sulm të drejtpërdrejtë ndaj identitetit të shqiptarëve në Serbi, duke e quajtur Martinoviqin “negator të identitetit kombëtar shqiptar”.

“Kërkesa e kryetarit të Trupit Koordinues ndaj Këshillit Kombëtar Shqiptar për heqjen e flamurit kombëtar nga zyrat e KKSH-së është kërkesë e një negatori të identitetit kombëtar shqiptar,” shkroi Kamberi.

Ai e mbështeti plotësisht edhe vendimin e kryetarit të KKSH-së, Enkel Rexhepi, i cili refuzoi largimin e flamurit, duke e cilësuar këtë veprim si “akt rezistence ndaj diskriminimit sistematik institucional, përmes të cilit Vuçiq përpiqet t’i ‘disiplinojë’ shqiptarët.”

Në reagimin e tij, Kamberi denoncoi gjithashtu politikat e Beogradit ndaj shqiptarëve, të cilat sipas tij përfshijnë përdorimin e gjuhës së urrejtjes, mohimin e të drejtave themelore dhe përpjekjet për të krijuar ndasi brenda komunitetit shqiptar duke favorizuar bashkëpunimin me “të ashtuquajtur shqiptarë të ndershëm”.

“Beteja jonë vazhdon!”, përfundon mesazhin e tij Kamberi, duke e lidhur këtë incident me një përpjekje më të gjerë për të kundërshtuar diskriminimin ndaj shqiptarëve në jug të Serbisë.

Ky reagim vjen vetëm pak orë pas ngjarjes së raportuar në Bujanoc, ku takimi zyrtar i planifikuar mes Trupit Koordinues dhe KKSH-së dështoi të mbahej për shkak të kërkesës së papranueshme për heqjen e flamurit kombëtar shqiptar nga zyra ku ishte paraparë takimi./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
10:42 am, 16 Korrik, 2025
temperature icon 29°C
të mbuluar me re
Humidity 37 %
Pressure 1012 mb
Wind 11 mph
Wind Gust: 9 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 5:09 am
Sunset: 8:07 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Deputeti Kamberi dhe kryetari Rexhepi nesër udhëtojnë për Berlin – në fokus diskriminimi i shqiptarëve në Luginë

Shaip Kamberi: Refuzimi i Enkel Rexhepit për largimin e flamurit kombëtar, qëndresë ndaj politikave të Vuçiqit

16 Korrik, 2025
Takimi dështoi para se të fillonte: Martinoviq kërkoi heqjen e flamurit kombëtar shqiptar, Rexhepi refuzoi

Takimi dështoi para se të fillonte: Martinoviq kërkoi heqjen e flamurit kombëtar shqiptar, Rexhepi refuzoi

16 Korrik, 2025
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET