• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Takim i rëndësishëm në SHBA: Delegacioni i Luginës së Preshevës pritet nga aleati i Presidentit Trump në Kongresin Amerikan

27 Tetor, 2025
in Lajme, Lugina
Takim i rëndësishëm në SHBA: Delegacioni i Luginës së Preshevës pritet nga aleati i Presidentit Trump në Kongresin Amerikan
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Delegacioni nga Lugina e Preshevës, i udhëhequr nga deputeti Shaip Kamberi, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm në Uashington me kongresmenin Keith Self, kryetar i Nënkomisionit për Evropën në Komitetin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së dhe një nga aleatët më të afërt të ish-presidentit Donald Trump në Kongresin Amerikan.

Vetëm pak orë pas takimit me delegacionin shqiptar nga Lugina, Donald Trump publikoi në rrjetin e tij social një deklaratë të fuqishme publike në mbështetje të kongresmenit Self, duke e cilësuar atë si “një mbrojtës të madh të Amerikës, të sigurisë dhe të kufijve”, dhe duke i dhënë mbështetjen e tij të plotë për rizgjedhje në Kongres.

Në postimin e tij, Trump shkroi ndër të tjera:
“Kongresmeni Keith Self është një avokat i jashtëzakonshëm për popullin e madh të Teksasit. Si i diplomuar në West Point dhe ish-ushtar i Forcave Speciale, ai e njeh urtësinë dhe guximin e nevojshëm për të mbrojtur vendin tonë, për të mbështetur ushtrinë dhe veteranët tanë, dhe për të siguruar paqen përmes forcës. Në Kongres, ai po punon për të mbajtur kufijtë tanë të sigurt, për të ndalur krimin e migrantëve, për të ulur taksat, për të nxitur energjinë amerikane dhe për të mbrojtur Amendamentin e Dytë.”

Në fund të deklaratës, Trump shtoi se Keith Self ka “mbështetjen e tij të plotë dhe të pakushtëzuar për rizgjedhje” duke theksuar se “ai nuk do t’i zhgënjejë kurrë qytetarët”.

Takimi i delegacionit të Luginës së Preshevës me një nga figurat më të afërta të Presidentit Trump shihet si një sinjal pozitiv që çështjet e shqiptarëve në jug të Serbisë po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje në qarqet e larta të politikës amerikane./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
3:17 pm, 27 Tetor, 2025
temperature icon 13°C
të mbuluar me re
Humidity 71 %
Pressure 1009 mb
Wind 3 mph
Wind Gust: 3 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 6:00 am
Sunset: 4:33 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Çështja e Luginës së Preshevës në fokusin e politikës amerikane: Delegacioni nga Lugina në takime me kongresmenë dhe senatorë në SHBA

Çështja e Luginës së Preshevës në fokusin e politikës amerikane: Delegacioni nga Lugina në takime me kongresmenë dhe senatorë në SHBA

27 Tetor, 2025
Takim i rëndësishëm në SHBA: Delegacioni i Luginës së Preshevës pritet nga aleati i Presidentit Trump në Kongresin Amerikan

Takim i rëndësishëm në SHBA: Delegacioni i Luginës së Preshevës pritet nga aleati i Presidentit Trump në Kongresin Amerikan

27 Tetor, 2025
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET