Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot, rreth orës 12:32, në rrugën “Ibrahim Rugova” në Gjilan.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar për IndeksOnline se si pasojë e të shtënave me armë zjarri kanë humbur jetën dy persona, ndërsa dy të tjerë janë plagosur.
“Sot, më 10.08.2025, rreth orës 12:32, dyshohet se ka ndodhur një rast vrasjeje dhe plagosjeje me armë zjarri në rrugën ‘Ibrahim Rugova’ në Gjilan. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e dy personave, ndërsa dy të tjerë janë plagosur dhe u është ofruar ndihmë në qendrën emergjente në Gjilan. I dyshuari është një person i gjinisë mashkullore, shtetas i Kosovës, i njohur për policinë, i cili aktualisht ndodhet në arrati”, ka deklaruar Hashani.
Në vendngjarje kanë dalë njësitet relevante të policisë dhe prokurori i shtetit. Njësitet e hetimeve rajonale, në bashkëpunim me prokurorinë, po punojnë për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.