Asociacioni Qytetar Bujanoci ka njoftuar se përfaqësuesi i saj, Tefik Selmani, është zgjedhur Kryetar i Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në Zvicër (LSHPMBZ) për mandatin e ardhshëm.
Zgjedhja e tij në këtë detyrë shihet si një hap drejt forcimit të bashkëpunimit ndërmjet shoqatave të diasporës nga Lugina e Preshevës dhe një mundësi për përfaqësim të organizuar të interesave të komunitetit në Zvicër.
Gjithashtu, është bërë e ditur se sekretari i Asociacionit Bujanoci, Afrim Morina, do të angazhohet në strukturat e LSHPMBZ-së në cilësinë e këshilltarit administrativ, me synim dhënien e kontributit profesional dhe organizativ në punën e kësaj platforme.
Asociacioni Qytetar Bujanoci ka shprehur mbështetjen për të dy përfaqësuesit në ushtrimin e përgjegjësive të tyre të reja, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për të mirën e përbashkët të komunitetit./LUGINALAJMI/