• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Trump Jr tha se bombardimi i Serbisë ishte gabim, John Bolton komenton deklaratën: Mund të jenë në kuadër të investimeve të Trump në Serbi?!

18 Mars, 2025
in Lajme, Rajoni
Trump Jr tha se bombardimi i Serbisë ishte gabim, John Bolton komenton deklaratën: Mund të jenë në kuadër të investimeve të Trump në Serbi?!
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Ish-Këshilltari për Sigurinë Kombëtare në SHBA, John Bolton, ishte këtë të martë në një intervistë për Euronews Albania ku ka komentuar ndër të tjerat qëndrimin e djalit të presidentit të SHBA-ve Donald Trump Jr, i cili është shprehur se Amerika ka gabuar kur ka nisur sulmet ndaj Serbisë gjatë luftë së Kosovës.

Bolton tha se Donald Trump i ri nuk është zgjedhur asnjëherë nga askush për të përfaqësuar SHBA-në, ndërsa deklaratat e tij mund të jenë edhe në kuadër të investimeve të Trump në Serbi.

“Ne nuk është se kemi një lloj forme presidenciale që trashëgohet, është një shprehje që mund të mos e gjejmë të rëndësishme, por është diçka që mund të ketë të bëjë me investimet organizative të Trumpit në Serbi, por duhet të kujtojmë se Donald Trump Jr, nuk është zgjedhur asnjëherë nga askush pë të përfaqësuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”,-tha Bolton.

I pyetur se sa do të jetë në vëmendjen e presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi dhe sa ndikim do të ketë Amerika në këtë çështje.

“Mund të jetë shumë e rëndësishme. Nëse do të ketë vëmendjen për këtë. Jam përshirë edhe unë personalisht kur shërbeja në sigurinë kombëtare. Serbia dhe Kosova mund të jenë pranë një marrëveshje dhe kjo është në interesin e të gjithëve në Ballkan. nuk do ketë investime ekonomike deri sa të zgjidhen këto çështje politike. Unë e kuptoj historinë e gjatë, por të dy udhëheqësit duhet të ulen së bashku dhe ta zgjidhin këtë, ne të tjerët mund të krijojmë kushte që ata të arrijnë një marrëveshje”,-tha Bolton.

Kujtojmë se Trump Jr gjatë qendrimit të tij në Serbi tha se:

“NATO e bombardoi Serbinë në vitin 1999, çka çoi në tërheqjen e forcave serbe nga Kosova. Kjo ndodhi në kulmin e skandalit Bill Clinton – Monica Lewinsky. Shumëkush, sidomos tani, në retrospektivë, e shohin këtë bombardim si një shpërqendrim nga ai dështim i Bill Clinton-it”, thotë Trump Jr., para fillimit të intervistës me Vuçiq.

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
5:29 pm, 2 Qershor, 2025
temperature icon 27°C
të mbuluar me re
Humidity 41 %
Pressure 1019 mb
Wind 1 mph
Wind Gust: 4 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 4:58 am
Sunset: 8:04 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

“1 Qershori” festohet në Bujanoc dhe Preshevë me aktivitete për fëmijë (FOTO)

“1 Qershori” festohet në Bujanoc dhe Preshevë me aktivitete për fëmijë (FOTO)

2 Qershor, 2025
Protesta në gjithë Serbinë: Studentët njoftojnë fazën e re të rezistencës qytetare

Protesta në gjithë Serbinë: Studentët njoftojnë fazën e re të rezistencës qytetare

2 Qershor, 2025
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET