• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Trupi Koordinues mohon akuzat për pastrim etnik, por nuk thotë asnjë fjalë për mospranimin e shqiptarëve në polici

27 Maj, 2025
in Lajme, Lugina
Trupi Koordinues mohon akuzat për pastrim etnik, por nuk thotë asnjë fjalë për mospranimin e shqiptarëve në polici
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Përmes një deklarate për opinion, kryetari i Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, dr. Aleksandar Martinoviq, dhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të këtij trupi, Nenad Mitroviq, kanë reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili përmes rrjeteve sociale ngriti shqetësime mbi shkeljen e të drejtave të njeriut dhe pretendimet për pastrim etnik të shqiptarëve në jug të Serbisë.

Në deklaratën e përbashkët thuhet se “Republika e Serbisë mbetet e përkushtuar ndaj integrimit të plotë të të gjitha komuniteteve, respektimit të të drejtave të njeriut dhe të drejtave të pakicave, si dhe sigurimit të mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët, pa dallim përkatësie etnike”.

Sipas Trupit Koordinues, në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë funksionojnë struktura policore multietnike, ku janë të përfaqësuar në mënyrë të barabartë serbët, shqiptarët dhe romët. Ata pohojnë se Ministria e Punëve të Brendshme ka shpallur disa konkurse për pranimin e pjesëtarëve të rinj në polici, por se interesi nga komuniteti shqiptar ka qenë i ulët.

Deklarata gjithashtu kundërshton thirrjet për sanksione ndërkombëtare ndaj Serbisë, duke i quajtur këto pretendime “tendencioze dhe të rrezikshme për paqen dhe bashkëjetesën ndëretnike në jug të Serbisë qendrore”.

Në pjesën tjetër të reagimit, Trupi Koordinues thekson se situata në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë nuk mund të krahasohet me atë që ndodh me komunitetin serb në Kosovë nën “regjimin e Albin Kurtit”, duke theksuar se në jug të Serbisë nuk ndodhin shkelje të të drejtave të njeriut, nuk ka dhunë ndaj civilëve dhe se të gjitha komunitetet gëzojnë liri të plotë lëvizjeje dhe shprehjeje.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka shpallur disa herë konkurse publike për pranimin e pjesëtarëve të rinj të policisë, por, siç thuhet në deklaratë, interesi nga komuniteti shqiptar ka qenë shumë i ulët. Megjithatë, përkundër këtij pretendimi zyrtar, as Martinoviq dhe as Mitroviq nuk e kanë adresuar faktin se nga konkursi i fundit nuk është pranuar asnjë kandidat shqiptar nga Presheva, Bujanoci apo Medvegja në radhët e Policisë së Serbisë. Ky rezultat ka nxitur reagime në opinionin publik shqiptar në Luginë, ku është perceptuar si një kthim mbrapa në përfshirjen institucionale të shqiptarëve dhe një rikujtim i përjashtimit të tyre nga institucionet e sigurisë në fillim të viteve 2000.

Në përmbyllje, Trupi Koordinues rithekson përkushtimin e Serbisë ndaj sundimit të ligjit, respektimit të të drejtave të njeriut dhe ndërtimit të një shoqërie pa diskriminim./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
4:14 pm, 2 Qershor, 2025
temperature icon 27°C
të mbuluar me re
Humidity 41 %
Pressure 1019 mb
Wind 1 mph
Wind Gust: 4 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 4:58 am
Sunset: 8:04 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

“1 Qershori” festohet në Bujanoc dhe Preshevë me aktivitete për fëmijë (FOTO)

“1 Qershori” festohet në Bujanoc dhe Preshevë me aktivitete për fëmijë (FOTO)

2 Qershor, 2025
Protesta në gjithë Serbinë: Studentët njoftojnë fazën e re të rezistencës qytetare

Protesta në gjithë Serbinë: Studentët njoftojnë fazën e re të rezistencës qytetare

2 Qershor, 2025
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET