Në seancën e katërt të Asamblesë Komunale të Bujanocit, këshilltari i Partisë për Veprim Demokratik (PVD), Ragmi Mustafi, ka lëshuar akuza të ashpra në drejtim të pushtetit lokal, duke e quajtur atë si një “pushtet të balldeskave”.
Në një fjalim të tensionuar, Mustafi i kërkoi kryetarit të komunës, Arbër Pajaziti, që të ndërmarrë hapa konkretë dhe ta shpallë “person non grata” ministrin serb Aleksandar Martinoviq, për shkak të qëndrimeve të tij diskriminuese ndaj shqiptarëve në Luginw tw Preshevws.
“Ti, kryetar, je në Kuvend Komunal – merr iniciativë dhe voto shpalljen non grata të Martinoviqit. Ai e trajton këtë komunë me mendësi paternaliste dhe ofenduese, e ti hesht. A të ka sjellë me bishë për dere e po të ngreh për veshi?”, tha Mustafi.
Ai kujtoi gjithashtu deklaratat e fundit të Demo Berishës, i cili në media është shprehur se ka qenë “kumbara i koalicionit multietnik në Bujanoc”. Mustafi e akuzoi kryetarin Pajaziti për mungesë të distancimit nga kjo figurë kontroverse: “Asnjëherë nuk ke dalë publikisht të thuash se Demo Berisha po gënjen. A do të distancohesh sot? Ta jap rastin edhe këtu”.
Mustafi gjithashtu vuri në dukje rastet e nepotizmit në administratën komunale, duke përmendur përfshirjen e familjarëve të pushtetarëve lokal, duke përfshi, gjyshin, djalin, nipin në pushtetin aktual të Bujanocit./LUGINALAJMI/