• IMPRESUM
  • RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Vizitë studimore në Mal të Zi: Të rinjtë nga Lugina dhe Tuzi forcojnë lidhjet dhe bashkëpunimin (FOTO)

7 Nëntor, 2025
in Lajme, Lugina
Vizitë studimore në Mal të Zi: Të rinjtë nga Lugina dhe Tuzi forcojnë lidhjet dhe bashkëpunimin (FOTO)
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Të rinjtë nga Lugina e Preshevës kanë zhvilluar një vizitë studimore në Mal të Zi, me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe forcimit të bashkëpunimit ndërmjet të rinjve shqiptarë në rajon. Vizita u zhvillua në qytetet e Ulqinit dhe Tuzit, ku pjesëmarrësit u takuan me bashkëmoshatarë, organizata rinore dhe përfaqësues të institucioneve lokale, duke diskutuar tema që lidhen me përfshirjen e të rinjve dhe ruajtjen e identitetit kulturor.

Gjatë qëndrimit, grupi prej mbi 15 të rinjsh dhe të rejash nga Lugina vizitoi edhe vende me rëndësi historike e kulturore për komunitetin shqiptar në Mal të Zi, duke u njohur nga afër me jetën shoqërore dhe institucionale të shqiptarëve atje.

Në kuadër të së njëjtës nismë, pritet që së shpejti të rinj nga Tuzi dhe Ulqini të zhvillojnë një vizitë kthimi në Luginën e Preshevës, si pjesë e përpjekjeve për të ndërtuar ura komunikimi dhe bashkëpunimi mes të rinjve shqiptarë të rajonit.

Aktiviteti është pjesë e zbatimit të Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, të cilët po forcojnë koordinimin e tyre institucional në fushat e arsimit, kulturës dhe rinisë.

Këshilli Kombëtar Shqiptar nga Lugina e Preshevës ka shprehur falënderim për Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi dhe kryetarin Faik Nika për bashkëpunimin, si dhe për organizatat pritëse në Tuz e Ulqin. Po ashtu, është vlerësuar mbështetja dhe mikpritja e kryetarit të Komunës së Tuzit Lindon Gjelaj, zëvendëskryeministrit dhe ministrit për ekonomi Nik Gjeloshaj, ministrit të administratës publike Marash Dukaj dhe deputetit Nikollë Camaj, nënkryetar i Parlamentit të Malit të Zi.

Kjo vizitë përbën një hap tjetër në drejtim të bashkëpunimit të qëndrueshëm ndërmjet dy këshillave kombëtarë shqiptarë dhe përfshirjes më aktive të të rinjve në iniciativat e përbashkëta rajonale./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
10:46 pm, 13 Shtator, 2026
13°C
i kthjellët
67 %
1022 mb
4 mph
Wind Gust: 4 mph
Clouds: 0%
Visibility: 10 km
Sunrise: 6:10 am
Sunset: 6:47 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Vuçiq: Do të kandidoj për kryeministër vetëm nëse është e domosdoshme për fitore

ZYRTARE: Vuçiq shpërndan Kuvendin e Serbisë, zgjedhjet parlamentare më 25 tetor

9 Shtator, 2026
Nagip Arifi sot feston 65-vjetorin e lindjes, njëkohësisht edhe daljen në pension

Nagip Arifi sot feston 65-vjetorin e lindjes, njëkohësisht edhe daljen në pension

9 Shtator, 2026
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM