• IMPRESUM
  • RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Vuçiq fton studentët e bllokadës në debat publik, ata refuzojnë: “Fillimisht zgjedhjet”

22 Gusht, 2025
in Lajme, Rajoni
Vuçiq fton studentët e bllokadës në debat publik, ata refuzojnë: “Fillimisht zgjedhjet”
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u ka bërë thirrje përfaqësuesve të studentëve të fakulteteve në bllokadë që të marrin pjesë në një debat publik. Ai ka deklaruar se është i gatshëm të “hyjë në bisedë, dialog e debat hapur, me tre apo katër prej tyre që mendojnë ndryshe, sepse kanë të drejtë ta kërkojnë këtë nga presidenti, përfshirë edhe zgjedhjet”.

Megjithatë, studentët në bllokadë nga fakultete të ndryshme në Beograd, Niš dhe qytete të tjera kanë refuzuar ftesën, duke theksuar se kërkesa e tyre është e qartë dhe e pandryshueshme – shpallja e zgjedhjeve.

“Presidenti na fton në debat publik. Është e qartë se nuk ka përgjigje për pakënaqësinë e popullit, prandaj tani do edhe të bisedojë me ne, që prej muajsh na quan terroristë. Për vizionet dhe programet do të debatojmë në fushatën parazgjedhore, kur të shpallë zgjedhjet”, shkruan studentët e Fakultetit Filozofik në Beograd në rrjetin social “X”.

Në të njëjtën linjë janë shprehur edhe studentët e fakulteteve të tjera, përfshirë ata të Fakultetit të Elektronikës në Niš. “Kërkesat tona janë të qarta prej muajsh, ndërsa nga shteti kemi parë vetëm dhunë dhe kërcënime që sa vijnë e rëndohen. Ka vend për debat vetëm gjatë fushatës. Ajo na pret pas shpalljes së zgjedhjeve”, theksojnë ata.

Skena politike në Serbi ka marrë përmasa të tensionuara javët e fundit. Gushti është shndërruar në muaj të paparë më të “nxehtë”, me tubime të njëpasnjëshme të përkrahësve dhe kundërshtarëve të pushtetit. Për fat të keq, nuk kanë munguar as incidentet, me të lënduar si në radhët e policisë, ashtu edhe të protestuesve.

Megjithatë, ditët e fundit duket sikur situata po zhvendoset gradualisht nga rruga në terrenin politik – fillimisht me propozimin e liderit të SSP-së, Dragan Gjilas, për një qeveri teknike, e tashmë edhe me thirrjen e Vuçiqit për dialog.

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
5:55 am, 6 Qershor, 2026
17°C
re të shpërndara
84 %
1017 mb
1 mph
Wind Gust: 1 mph
Clouds: 32%
Visibility: 10 km
Sunrise: 4:56 am
Sunset: 8:06 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Ndahet nga jeta ish-drejtori dhe pedagogu i mirënjohur, Femi Gjymshyti

Ndahet nga jeta ish-drejtori dhe pedagogu i mirënjohur, Femi Gjymshyti

2 Qershor, 2026
Pse i duhet Kuvendit të Kosovës Ragmi Mustafi i Luginës?

Pse i duhet Kuvendit të Kosovës Ragmi Mustafi i Luginës?

31 Maj, 2026
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM