• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Vuçiq shpall masa të reja ekonomike: Kufizim i marzhave, kredi më të favorshme dhe ulje të kostos së energjisë

24 Gusht, 2025
in Lajme, Rajoni
Vuçiq shpall masa të reja ekonomike: Kufizim i marzhave, kredi më të favorshme dhe ulje të kostos së energjisë

Beograd 24. avgust 2025. Palata Srbija, pred konferenciju za novinare predsednika Srbije i predstavljanje novih top mera koje ce spasiti Srbiju, novi paket ekonomskih mera za poboljšanje životnog standarda malog siromašnog čoveka Foto:Goran Srdanov/Nova.rs

0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nga Pallati i Serbisë prezantoi sot një paketë të re masash ekonomike me synim përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve. Paketa përfshin kufizimin e marzhave tregtare në rrjetet më të mëdha të shitjes për rreth 3.000 produkte, si dhe norma më të ulëta interesi për kreditë konsumatore dhe ato të gatishme.

Masat, siç tha Vuçiq, do të përfshijnë të gjitha produktet, me theks të veçantë tek ushqimet dhe produktet e higjienës shtëpiake. Gjithashtu, qytetarëve do t’u mundësohet të marrin kredi me kushte më të favorshme.

Paketa përfshin edhe ndryshime në ligjin për përmbarimin dhe sigurimin, zbritje për faturat e energjisë elektrike për një numër konsumatorësh, si dhe çmime më të ulëta për lëndën djegëse për ngrohje. Presidenti bëri të ditur se në mes të shtatorit do të prezantohet edhe pjesa e dytë e masave ekonomike, nga të cilat do të përfitojnë miliona qytetarë.

“Jam i bindur se me këto masa tregojmë sa shumë na intereson që qytetarët e Serbisë të jetojnë më mirë dhe të ndjejnë kujdesin tonë,” deklaroi Vuçiq.

Ai gjithashtu njoftoi se linja hekurudhore Beograd–Suboticë do të vihet në qarkullim brenda 20 deri 30 ditësh.

Gjatë konferencës, Vuçiq disa herë tërhoqi vërejtjen gazetarëve që qeshnin gjatë prezantimit.
“Unë nuk kam asgjë kundër nëse për ju nga mediat e Šolakut diçka duket qesharake, por ju lus të tregoni respekt elementar për vendin ku ndodheni,” u shpreh ai.

Ndër masat e reja, ai paralajmëroi një vendim sipas të cilit që nga java e ardhshme marzhet tregtare do të kufizohen në 20 për qind, ndërkohë që aktualisht në disa prej zinxhirëve të mëdhenj arrijnë deri në 45,2 për qind. Deri në fund të vitit, pritet një paketë më e gjerë masash për përmirësimin e standardit të jetesës./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
5:45 am, 18 Tetor, 2025
temperature icon 11°C
të mbuluar me re
Humidity 91 %
Pressure 1020 mb
Wind 3 mph
Wind Gust: 2 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 6:49 am
Sunset: 5:46 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Paraburgim për ndihmësin e kryetarit të Komunës së Bujanocit dhe babain e tij këshilltar komunal pas rrahjes brutale të një polici në pension

Paraburgim për ndihmësin e kryetarit të Komunës së Bujanocit dhe babain e tij këshilltar komunal pas rrahjes brutale të një polici në pension

16 Tetor, 2025
Aleksandar Olenik: Pasivizimi i adresave po përdoret për të përjashtuar shqiptarët nga jeta publike

Aleksandar Olenik: Pasivizimi i adresave po përdoret për të përjashtuar shqiptarët nga jeta publike

14 Tetor, 2025
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET