• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Zëvendësministrja Daulina Osmani viziton Preshevën – diskuton mbi projektet që Qeveria e Kosovës mundë t’i mbështes në kulturë, rini dhe sport

7 Janar, 2025
in Lajme, Lugina
Zëvendësministrja Daulina Osmani viziton Preshevën – diskuton mbi projektet që Qeveria e Kosovës mundë t’i mbështes në kulturë, rini dhe sport
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Zëvendësministrja për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Daulina Osmani, ka vizituar sot Komunën e Preshevës, ku ka zhvilluar takime me kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani. Ky takim kishte për qëllim diskutimin mbi projektet që priten të mbështeten nga Qeveria e Kosovës në këtë komunë.

Kryetarja Sinani njoftoi për natyrën e këtij takimi dhe projekteve që do të përfitojnë mbështetje. Ajo theksoi se bashkëpunimi për zhvillimin kulturor, rinor dhe sportiv në Preshevë është më i fortë se kurrë, falë angazhimit të Zëvendësministres Osmani.

Në postimin e saj, Sinani shprehu kënaqësinë që pati mundësinë të mirëpresë Znj. Osmani dhe të shoqërojë atë gjatë një vizite në terren, ku u diskutuan disa projekte konkrete. Pikat kryesore të diskutimit përfshijnë:

  1. Lokacioni për ndërtimin e Sallës së Sportit, një hapësirë multifunksionale që do të shërbejë si qendër për aktivitete sportive dhe kulturore për të rinjtë e Preshevës. Ky projekt është një prioritet i komunës për përmirësimin e infrastrukturës sportive dhe ofrimin e mundësive të reja për rininë.
  2. Ndërtimi i Muzeut të Trashëgimisë Kulturore, një projekt që synon ruajtjen dhe promovimin e historisë dhe traditës lokale, duke ofruar Preshevës një simbol të identitetit të saj unik.
  3. Rigjallërimi i Çarshisë së Vjetër dhe shtëpive historike, me qëllim kthimin e këtyre hapësirave në qendra të jetës kulturore dhe ekonomike të qytetit, si pjesë e një angazhimi të pandashëm për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.

Kryetarja Sinani theksoi se kjo vizitë ishte një mundësi e shkëlqyer për të diskutuar sfidat dhe mundësitë që ka para vetes Komuna e Preshevës, si dhe angazhimin e përbashkët për të kthyer këto ide në realitet. Ajo shprehu falënderime për Znj. Osmani për përkushtimin dhe gatishmërinë e saj për të mbështetur këtë rrugëtim./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
3:09 am, 10 Korrik, 2025
temperature icon 15°C
të mbuluar me re
Humidity 73 %
Pressure 1016 mb
Wind 3 mph
Wind Gust: 4 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 5:05 am
Sunset: 8:11 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Takime të rëndësishme në Berlin – Kamberi, Rexhepi dhe aktivistët nga Lugina avokojnë për të drejtat e shqiptarëve

Takime të rëndësishme në Berlin – Kamberi, Rexhepi dhe aktivistët nga Lugina avokojnë për të drejtat e shqiptarëve

7 Korrik, 2025
Për gjynah, përsëri zjarr mbi fshatin Corroticë – dyshohet zjarrvënie e qëllimshme, digjen pishat e rralla

Për gjynah, përsëri zjarr mbi fshatin Corroticë – dyshohet zjarrvënie e qëllimshme, digjen pishat e rralla

6 Korrik, 2025
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET