• RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Zjarr masiv mbi fshatin Miratoc – kryetarja Sinani fton qytetarët për mobilizim

27 Korrik, 2025
in Lajme, Lugina
Zjarr masiv mbi fshatin Miratoc – kryetarja Sinani fton qytetarët për mobilizim
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Një zjarr i madh ka përfshirë pyjet mbi fshatin Miratoc të komunës së Preshevës në mesditën e së dielës, duke shkaktuar një situatë emergjente me përmasa shqetësuese. Flakët janë përhapur me shpejtësi dhe po rrezikojnë seriozisht shtëpitë e banuara me qytetarë dhe mjedisin përreth.

Në një reagim urgjent, kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka bërë thirrje për mobilizim të menjëhershëm të qytetarëve, në veçanti të banorëve të Miratocit, për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit dhe mbrojtjen e vendbanimeve.

“Ju bëjmë thirrje të mobilizohemi urgjentisht për mbrojtjen e fshatit Miratoc nga përhapja e zjarrit që po kërcënon shtëpitë dhe mjedisin përreth,” thuhet në njoftimin e saj zyrtar.

Komuna e Preshevës, sipas kryetares, ka kontaktuar institucionet relevante për ndërhyrje nga ajri. Aktualisht, tre helikopterë janë të angazhuar në zona të tjera të Serbisë ku situata është më e rëndë, por autoritetet presin ndërhyrjen edhe në zonën e Miratocit.

Ndërkohë, qytetarët janë ftuar të ndihmojnë në terren me mjete dhe makineri të përshtatshme si bagerë, traktorë, cisterna me ujë dhe çdo pajisje tjetër që mund të ndihmojë në përballimin e situatës.

“Ndihma e secilit prej jush është jetike! Së bashku për mbrojtjen e jetës, shtëpive dhe natyrës sonë!” – përfundon thirrja e kryetares Sinani.

Autoritetet lokale mbeten në gatishmëri të plotë, ndërsa u bëhet thirrje qytetarëve që të veprojnë me kujdes dhe të ndihmojnë në mënyrë të koordinuar për të shmangur rreziqet./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
6:54 pm, 9 Shkurt, 2026
temperature icon 7°C
shi i lehtë
Humidity 83 %
Pressure 1009 mb
Wind 4 mph
Wind Gust: 6 mph
Visibility: 10 km
Sunrise: 6:38 am
Sunset: 4:56 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Prokuroria e Specializuar kërkon 45 vite burgim për Thaçin dhe të tjerët

Prokuroria e Specializuar kërkon 45 vite burgim për Thaçin dhe të tjerët

9 Shkurt, 2026
Kush është vajza nga Letovica e Bujanocit që po i mohohet vizita në vendlindjen e saj nga autoritetet e Serbisë – ajo ishte pjesë e UÇK-së (VIDEO)

Kush është vajza nga Letovica e Bujanocit që po i mohohet vizita në vendlindjen e saj nga autoritetet e Serbisë – ajo ishte pjesë e UÇK-së (VIDEO)

8 Shkurt, 2026
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET