-Foto Ok radio-
Prokuroria Themelore Publike në Vranjë ka konfirmuar se zjarri në makinën e një zyrtari policor nga Vranja, i cili shërben në Stacionin Policor të Preshevës, i është vënë zjarri qëllimshëm.
Automjeti i tipit “Audi” u dogj gjatë natës së 14 marsit në një parking në rrugën Salvador Aljende në Preshevë. Policia ka kryer hetimet në vendngjarje dhe ka njoftuar Prokurorinë në Vranjë, ndërsa hetimet janë në vazhdim për të identifikuar autorin e kësaj vepre penale, e cila klasifikohet si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”./LUGINALAJMI/