• IMPRESUM
  • RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

36 vjet PVD, Kamberi paralajmëron kapitull të ri: “Nga mbijetesa në barazi, nga përfaqësimi në rezultate”

20 Gusht, 2026
in Lajme, Lugina
Në jubileun e 35-të, Shaip Kamberi: PVD është shtëpia politike e shqiptarëve të Luginës
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Partia për Veprim Demokratik (PVD), partia e parë politike shqiptare dhe më e madhja në Luginën e Preshevës, ka shënuar më 19 gusht 36-vjetorin e themelimit.

Me këtë rast, kryetari i PVD-së, Shaip Kamberi, përmes një postimi në Facebook ka uruar anëtarët dhe simpatizantët e partisë, duke rikujtuar rrugëtimin e saj që nga themelimi më 19 gusht 1990.

“36 vite janë një kohë e gjatë në jetën e një njeriu, por edhe një kapitull i rëndësishëm në historinë politike të një populli”, ka shkruar Kamberi.

Ai ka theksuar se gjatë këtyre viteve PVD ka kaluar nëpër periudha të vështira, presione dhe kriza politike, ka qeverisur dhe ka qenë në opozitë në nivel lokal, ndërsa ka vazhduar përfaqësimin politik të shqiptarëve edhe në Parlamentin e Serbisë.

Sipas Kamberit, megjithatë, shumë nga objektivat për të cilat është themeluar PVD mbeten ende të parealizuara. Në këtë drejtim ai ka përmendur diskriminimin institucional, përfaqësimin e pamjaftueshëm të shqiptarëve në institucionet shtetërore, zhvillimin e pabarabartë ekonomik, problemet në arsim dhe përdorimin e gjuhës shqipe, pasivizimin e adresave dhe largimin e të rinjve.

Kamberi ka paralajmëruar një fazë të re për PVD-në, të cilën e ka përmbledhur me mesazhin: “Nga rezistenca në transformim. Nga mbijetesa në barazi. Nga përfaqësimi në rezultate”.

Ai ka kërkuar gjithashtu forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimit politik me Kosovën dhe Shqipërinë, si dhe intensifikimin e ndërkombëtarizimit të çështjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Sipas tij, zëri i shqiptarëve të Luginës duhet të dëgjohet edhe në kuadër të dialogut Kosovë–Serbi, duke kërkuar respektimin e të drejtave të tyre mbi parimin e barazisë.

Në mesazhin e tij, Kamberi ka falënderuar kryetarin e parë të PVD-së, Riza Halimin, themeluesit, përfaqësuesit, aktivistët dhe votuesit që kanë kontribuar në parti gjatë 36 viteve.

“Faza e parë ishte mbijetesa. Faza e dytë është barazia. Faza e tretë është zhvillimi”, ka përfunduar Kamberi./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
5:21 am, 17 Tetor, 2026
5°C
i kthjellët
91 %
1020 mb
2 mph
Wind Gust: 5 mph
Clouds: 5%
Visibility: 10 km
Sunrise: 6:47 am
Sunset: 5:48 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Vuçiq konfirmon: Serbia shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare më 25 tetor

Vuçiq përsëri sulmon Kamberin dhe Kurtin, i akuzon për marrëveshje me Listën Studentore (VIDEO)

15 Tetor, 2026
Pasivizimi: diskriminimi nën petkun e ligjzbatimit

Pse na duhet zëri këmbëngulës i Shaip Kamberit në Parlament?!

14 Tetor, 2026
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM