• IMPRESUM
  • RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

“Albanians for America”: Shqiptarët në Luginë përballen me pasivizim, përjashtim institucional dhe rënie të përfaqësimit në polici

8 Shtator, 2026
in Lajme, Lugina
“Albanians for America”: Shqiptarët në Luginë përballen me pasivizim, përjashtim institucional dhe rënie të përfaqësimit në polici
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Organizata “Albanians for America” (Shqiptarët për Amerikën), me seli në Washington, ka publikuar një analizë të gjerë mbi pozitën e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, duke ngritur shqetësime për pasivizimin e adresave, përfaqësimin e ulët në institucionet shtetërore, problemet në arsim dhe mosnjohjen e diplomave.

Në shkrimin me titull: “Shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë: Nga pasivizimi i adresave te përjashtimi institucional” (Albanians in Presheva, Bujanoc and Medvegja: From Address Passivization to Institutional Exclusion), organizata vlerëson se situata e shqiptarëve është përkeqësuar ndjeshëm gjatë viteve të fundit.

Sipas të dhënave të cituara në analizë, më shumë se 6.500 shqiptarë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë janë prekur nga pasivizimi i adresave. Ndërkohë, duke iu referuar të dhënave të Youth Initiative for Human Rights, thuhet se të paktën 3.370 shqiptarë janë larguar nga lista zgjedhore gjatë periudhës së monitoruar nga kjo organizatë.

Një tjetër problem i theksuar është rënia e numrit të shqiptarëve në polici. Sipas raportit të cituar nga Albanians for America, përmes programit të policisë multietnike numri i policëve shqiptarë kishte arritur dikur në 239, ndërsa aktualisht ka rënë në 152, apo rreth 36 për qind më pak.

Organizata thekson se nga viti 2016 deri më 2025 janë evidentuar 369 vende të lira pune në strukturat policore të rajonit, por, sipas burimeve të cituara në analizë, shqiptarët nuk kanë arritur të sigurojnë asnjë prej këtyre pozitave.

Në analizë trajtohen edhe problemet në arsim, mungesa e teksteve në gjuhën shqipe dhe veçanërisht mosnjohja e diplomave të fituara në Kosovë, çka, sipas organizatës, kufizon mundësitë e të rinjve shqiptarë për punësim në administratën publike, shëndetësi, gjyqësor dhe sektorë të tjerë.

Albanians for America rikujton se çështja e pozitës së shqiptarëve të Luginës është ngritur edhe në nivel ndërkombëtar, përfshirë në OSBE dhe në komunikimet me Bashkimin Evropian. Në analizë përmendet edhe vizita e kongresistit amerikan Keith Self në Preshevë në maj të këtij viti, gjatë së cilës ai kishte deklaruar se delegacioni amerikan kishte parë nga afër problemet në raportet ndërmjet shqiptarëve dhe institucioneve të Serbisë.

Në përfundim, organizata kërkon nga institucionet e Serbisë të garantojnë barazi dhe respektimin e të drejtave të shqiptarëve, ndërsa i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar që vëmendjen ndaj Luginës së Preshevës ta shoqërojë me monitorim dhe presion konkret për ndryshimin e gjendjes./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
5:15 am, 17 Tetor, 2026
5°C
i kthjellët
91 %
1020 mb
2 mph
Wind Gust: 5 mph
Clouds: 5%
Visibility: 10 km
Sunrise: 6:47 am
Sunset: 5:48 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Vuçiq konfirmon: Serbia shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare më 25 tetor

Vuçiq përsëri sulmon Kamberin dhe Kurtin, i akuzon për marrëveshje me Listën Studentore (VIDEO)

15 Tetor, 2026
Pasivizimi: diskriminimi nën petkun e ligjzbatimit

Pse na duhet zëri këmbëngulës i Shaip Kamberit në Parlament?!

14 Tetor, 2026
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM