• IMPRESUM
  • RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Diaspora dhe Bujanoci bashkohen në një ditë sportive në oborrin e shkollës “Naim Frashëri”

29 Korrik, 2026
in Lajme, Lugina
Diaspora dhe Bujanoci bashkohen në një ditë sportive në oborrin e shkollës “Naim Frashëri”
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

Edhe këtë verë, Asociacioni Qytetar “Bujanoci” me seli në Zvicër do të organizojë tubimin tradicional veror në oborrin e Shkollës Fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc, duke mbledhur bashkatdhetarët nga diaspora dhe qytetarët e vendlindjes.

Në kuadër të projektit veror “Youth Meet Up”, Asociacioni ka njoftuar se të shtunën, më 1 gusht 2026, do të organizohet Dita Sportive, e cila do të zhvillohet nga ora 16:30 deri në 21:30 në oborrin e Shkollës Fillore “Naim Frashëri”.

Sipas organizatorëve, aktiviteti synon të krijojë një atmosferë sportive, festive dhe miqësore, duke forcuar lidhjet mes diasporës dhe qytetarëve të Bujanocit.

Pjesëmarrjen në këtë ngjarje e kanë konfirmuar disa nga klubet sportive të qytetit, ndër to KF Besa, KB Elita, KK Besa, KV Flaka, Lugina Bike, si dhe klube të tjera.

Organizatorët kanë ftuar të gjithë qytetarët, pa dallim moshe apo gjinie, të bëhen pjesë e kësaj dite të veçantë, me synimin për të promovuar sportin, bashkëpunimin dhe dashurinë për vendlindjen.

“Nëse je Bujanocali, mos mungo! Të presim më 1 gusht në Bujanoc”, thuhet në ftesën e Asociacionit Qytetar “Bujanoci” – Zvicër./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
5:45 pm, 16 Gusht, 2026
31°C
i kthjellët
17 %
1012 mb
9 mph
Wind Gust: 6 mph
Clouds: 0%
Visibility: 10 km
Sunrise: 5:40 am
Sunset: 7:34 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Të rinjtë nuk janë vetëm e ardhmja e paqes

Të rinjtë nuk janë vetëm e ardhmja e paqes

13 Gusht, 2026
Pasivizimi: diskriminimi nën petkun e ligjzbatimit

Pasivizimi: diskriminimi nën petkun e ligjzbatimit

13 Gusht, 2026
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM