• IMPRESUM
  • RRETH NESH
  • PROJEKTET
  • LUGINALAJM NA SRPSKOM
LUGINALAJMI
Advertisement
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
LUGINALAJM NA SRPSKOM
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM
No Result
View All Result
LUGINALAJMI
No Result
View All Result

Kamberi pyet Vuçiqin: A është urrejtja ndaj shqiptarëve parakusht për punësim në institucionet shtetërore?

25 Gusht, 2026
in Lajme, Lugina
Kamberi pyet Vuçiqin: A është urrejtja ndaj shqiptarëve parakusht për punësim në institucionet shtetërore?
0
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookCicero në Twitter

-Foto ilustrim marrë nga www.euronews.al-

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PVD), nëherit deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, gjatë seancës së sotme parlamentare i ka drejtuar një varg pyetjesh presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me deklaratat fyese ndaj shqiptarëve gjatë vizitës së tij të fundit në Bujanoc dhe Preshevë.

“A është fyerja, sharja dhe urrejtja ndaj shqiptarëve parakusht për punësim në institucionet shtetërore, z. President?”, pyeti Kamberi.

Ai iu referua tubimeve të Vuçiqit në Llopardincë dhe Strezoc, duke theksuar se në praninë e presidentit ishin dëgjuar deklarata fyese dhe poshtëruese ndaj shqiptarëve.

Kamberi veçoi rastin kur, sipas tij, një qytetar përdori shprehjen fyese “Šiptar”, ndërsa Vuçiq i premtoi punësim në Agjencinë e Sigurisë dhe Informacionit (BIA) brenda 48 orësh.

“A e konsideroni të pranueshme që një qytetar i cili publikisht shpreh urrejtje dhe përçmim ndaj shqiptarëve të shpërblehet me premtimin e Presidentit të Republikës për punësim në BIA, jashtë konkursit dhe procedurave të rregullta ligjore?”, pyeti deputeti shqiptar.

Kamberi kritikoi presidentin edhe për, siç tha, mosreagimin ndaj deklaratave antishqiptare gjatë tubimeve, duke ngritur pyetjen nëse me këtë po dërgohet mesazhi se gjuha e urrejtjes ndaj shqiptarëve shpërblehet me privilegje dhe vende pune.

Ai foli gjithashtu për premtimet për investime dhe vende të reja pune në Luginën e Preshevës, duke kërkuar që ato të mos bazohen në përkatësi etnike.

“Luginës së Preshevës nuk i nevojiten fabrika të destinuara vetëm për serbët, e as privilegje të bazuara në përkatësinë etnike. Nevojitet trajtim i barabartë, punësim në përputhje me ligjin dhe institucione që i respektojnë në mënyrë të barabartë të gjithë qytetarët”, deklaroi Kamberi.

Ai përmendi edhe çështjen e investimeve në shkolla, duke thënë se kërkesat për ndërtimin ose renovimin e shkollave shqipe në Preshevë po shpërfillen, ndërsa rikujtoi edhe premtimin për renovimin e shkollës në Lluçan të Bujanocit.

Në fund, Kamberi kërkoi nga Vuçiq një përgjigje të qartë nëse e dënon gjuhën e urrejtjes ndaj shqiptarëve dhe pse nuk reagoi ndaj deklaratave të tilla në momentin kur ato u shqiptuan.

“Pse shpërbleni me punësim në BIA ata që publikisht i fyejnë shqiptarët?”, përfundoi Kamberi./LUGINALAJMI/

ShareTweet

PARASHIKIMI I MOTIT

loader-image
Bujanoci
4:52 am, 17 Tetor, 2026
5°C
i kthjellët
92 %
1020 mb
2 mph
Wind Gust: 5 mph
Clouds: 5%
Visibility: 10 km
Sunrise: 6:47 am
Sunset: 5:48 pm
Weather from OpenWeatherMap

LuginaLajmi në facebook:

LUGINALAJMI

LuginaLajmi.com është portal i regjistruar në Serbi dhe publikohet nga Qendra për Edukim dhe Demokraci të Luginës.

Na ndjekni në rrjete sociale

Recent News

Vuçiq konfirmon: Serbia shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare më 25 tetor

Vuçiq përsëri sulmon Kamberin dhe Kurtin, i akuzon për marrëveshje me Listën Studentore (VIDEO)

15 Tetor, 2026
Pasivizimi: diskriminimi nën petkun e ligjzbatimit

Pse na duhet zëri këmbëngulës i Shaip Kamberit në Parlament?!

14 Tetor, 2026
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LUGINA
  • RAJON
  • BOTA
  • OP / ED
  • SPORT
  • KULTURË
  • RELIGJION
  • SHKENCË
  • PROJEKTET
  • IMPRESUM