-Foto ilustrim-
Në vigjilje të fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit, Këshilli i Bashkësisë Islame në Bujanoc do të organizojë manifestimin fetar me titull “Ramazani na bashkon”.
Ngjarja do të mbahet më 16 shkurt, duke filluar nga ora 13:00 në Shtëpinë e kulturës në Bujanoc, dhe synon të përcjellë mesazhe uniteti, paqeje dhe reflektimi shpirtëror në prag të muajit të Ramazanit.
Në këtë manifestim fetar do të marrin pjesë Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, teologu Ardian Sediu në cilësinë e ligjëruesit, si dhe hafëzi nga Korrotica, Orhan Ademi, i cili do të lexojë pjesë nga Kur’ani. Programi do të pasurohet edhe me ilahi nga Armend Beqiri dhe Merita Burrniku.
Organizatorët ftojnë besimtarët dhe qytetarët që të marrin pjesë në këtë aktivitet, i cili synon të forcojë frymën e bashkimit dhe vlerave shpirtërore në prag të Ramazanit./LUGINALAJMI/




